Ballina Sport Sevilla përmbys Inter-in dhe konfirmohet mbretëresha e Europa League

Sevilla përmbys Inter-in dhe konfirmohet mbretëresha e Europa League

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sevilla ka fituar Europa League pasi ka mundur 3-2 Inter-in në finalen e luajtur mbrëmjen e sotme në Koln.

Spanjollët mbeten të pamposhtur dhe skuadra më e suksesshme e kompeticionit me 6 fitore të marra në 6 finale të luajtura.

Dhe të mendosh se ndeshja e sotme ka nisur shumë keq për ekipin e Lopetegui, që ka pësuar gol pas vetëm pesë minutash lojë.

Romelu Lukaku ka shënuar për zikaltrit nga pika e bardhë, duke barazuar rekordin e Fenomenit Ronaldo për numrin më të madh të golave (34) të shënuar nga një lojtar në sezonin e parë me zikaltrit.

Reagimi i Sevilla-s nuk ka vonuar dhe ka ardhur në minutën e 12-të me De Jong, i cili ka lënë në vend Godin dhe ka mposhtur me një goditje fluturimthi me kokë Handanovic.

Holandezi ka goditur përsëri në të 33-ën, duke kaluar në avantazh ekipin e tij me një tjetër goditje të bukur me kokë. Këtë hera ka qenë Interi që është kundërpërgjigjur menjëherë, duke barazuar me një gol të Godin në të 36-ën.

Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në minutën e 74-t nga Diego Carlos, roveshiata e të cilit është devijuar në rrjetë nga Romelu Lukaku, që ka qenë në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Lojtarët e Conte-s kanë pasur disa raste për të barazuar ndeshjen në minutat e fundit, por janë treguar të pasaktë në finalizim. Kështu, Sevilla kthehet të ngrejë trofeun e Europa League pas katër vitesh.

 

---- ---- ----
-----