Ballina Lajme Bota/Rajoni Sërish të shtëna në SHBA, nëntë persona mbesin pa shenja jete në...

Sërish të shtëna në SHBA, nëntë persona mbesin pa shenja jete në Dayton

14
SHPËRNDAJE

Pas Tekasit ku mbeten të vdekur 20 persona, një su lm tjetër ka ndodhur në Amerikë.

Nëntë persona janë privuar nga jeta dhe së paku 16 të tjerë janë lënduar në një su lm masiv të dielën në Dayton të Ohios, SHBA, ka konfirmuar policia.

Sipas policisë, edhe i dyshuari ka vdekur.

Ky incident erdhi pak orë pas su lmit masiv në El Paso, Teksas, që la 20 persona pa shenja jete e ku u plagosën edhe më shumë se 20 të tjerë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për sul min, veçse ai ka ndodhur në distriktin e Oregonit, një lagje e njohur për klubet e natës, galeritë e artit e dyqane.

-----