Ballina Lajme Bota/Rajoni Sërish rritje rastesh në Itali, rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sërish rritje rastesh në Itali, rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ashtu siç pritej, njeh rritje të re sot bilanci i pandemisë në Itali. Sipas autoriteteve, janë 10.874 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje me një sasi tamponësh më të reduktuar ishin 9338.

Në rritje edhe viktimat që sot janë 89, kundër 73 të ditës së mëparshme. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë,  e ndjekur nga Piemonte me 1396 dhe Kampanja me 1312.

Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Rritja e numrave ka shtrënguar rajonin e Piemontes që nga kjo fundjavë të mbyllë qendrat tregtare, duke mbajtur hapur vetëm aktivitetet ushqimore dhe farmacitë.

Lombardia ka vendosur karantinën duke filluar nga ora 23 e të enjtes. Orari i karantinës do të jetë nga ora 23 deri në orën 5 të mëngjesit, dhe do të zgjasë çdo ditë deri më 13 nëntor, për momentin.

Një vendim të tillë e ka marrë pak orë më vonë dhe Kampanja, por duke filluar nga e premtja, dhe mund të pasohet së shpejti nga rajone të tjera.

---- ----
----
-----
-----