Ballina Lajme Bota/Rajoni Sërish frikë për Cristiano Ronaldon, çfarë ndodhi në shtëpinë e yllit (FOTO)

Sërish frikë për Cristiano Ronaldon, çfarë ndodhi në shtëpinë e yllit (FOTO)

160
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Cristiano Ronaldos nuk i ndahen telashet as në shtëpinë e tij në ishullin e Madeiras. CR7 ndodhet i izoluar në vendlindje pas rasteve me koronavirus te futbollistët e Serisë A, veçanërisht pas daljes pozitiv të Ruganit, por edhe në Madeira nuk e lënë rehat forcat natyrore.

Mësohet se në këtë ishull janë regjistruar lëkundje sizmike, në orën 10:00, me epiqendër 49 km larg kryeqëndrës Funchal.

Forca e lëkundjeve ka qenë me magnitudë 3.5 ballë, por nuk janë shkaktuar dëme, veçse frikë nga dridhjet e tokës.

Në këto ditë të emergjencës së koronavirusit, CR7 ndodhet në Madeira për t’i qëndruar pranë nënës së tij, që pësoi goditje në tru më 3 mars.

Gjendja e Maria Dolores është në përmirësim të vazhdueshëm, sikurse njoftojnë mediat luzitane, e së shpejt do të dalë nga spitali.

 

---- ----
----
-----
-----