Ballina Sport Seria A, Napoli dhe Hysaj e nisin mbarë sezonin

Seria A, Napoli dhe Hysaj e nisin mbarë sezonin

12
SHPËRNDAJE

Napoli e ka nisur me fitore Serinë A për këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso mposhti në transfertë Parmën me rezultatin 0-2, në një ndeshje ku u lejuan 1000 tifozë.

Golat u shënuan nga Dries Mertens (63’) dhe Lorenzo Insigne (77’).

Kapiteni i kombëtares sonë, Elseid Hysaj luajti 90 minuta, i aktivizuar nga Gattuso në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në këtë ndeshje debutoi edhe Osimhen, blerja më e shtrenjtë e historisë së Napolit.

-----