Ballina Sport Seria A e fiksuar me shqiptarët, Torino nis negociatat

Seria A e fiksuar me shqiptarët, Torino nis negociatat

5
SHPËRNDAJE

Futbollistët shqiptarë nga viti në vit po bëhen të preferuar në Serinë A. Së fundmi, është një tjetër emër që mund të bëhet pjesë e një prej kampionateve më të forta të Evropës. Lojtari i kuqezinjve, Ardian Ismajli është një nga më të mirë te Hajduku i Splitit në Kroaci.

Mbrojtësi ka bërë paraqitje të shkëlqyera edhe me kombëtaren, ku trajneri Edi Reja e ka aktivizuar shpesh si titullar. Interesim për të ka shfaqur skuadra e Torinos.

Sipas “Tuttomercatoweb”, kanë nisur negociatat me klubin e lojtarit, për ta transferuar atë në Itali. I vetmi problem deri tani është çmimi për lojtarin, teksa Torino ka ofruar 1.5 milionë euro, ndërsa Hajduk Split kërkon të paktën 3 milionë euro.

Megjithatë marrëveshja duket shumë afër, pasi me 2 milionë euro, plus një % të shitjes së lojtarit në të ardhmen, Hajduku mund të hiqte dorë nga shërbimet e Ismajlit.

-----