Ballina Lajme nacionale Serbia thotë se Kosova ka tërhequr kërkesën për Interpol, s’ka reagim nga...

Serbia thotë se Kosova ka tërhequr kërkesën për Interpol, s’ka reagim nga institucionet e vendit

14
SHPËRNDAJE

Serbia thotë se Kosova ka tërhequr kërkesën për t’u anëtarësuar në Interpol.

Kështu të paktën po raportojnë mediat serbe në bazë të asaj se çka ka thënë ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, shkruan lajmi.

Në media është publikuar edhe dokumenti në të cilin serbët pretendojnë se pala kosovare e ka paraqitur kërkesën për tërheqjen e këtij aplikacioni.

Dokumenti është dorëzuar në ambasadën e Serbisë në Paris.

Këtë veprim të Prishtinës, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq e ka quajtur si fitore shumë të madhe të diplomacisë serbe.

Ndërkohë, nga institucionet e Kosovës nuk kanë folur ende për këtë çështje.

----- ----- ----- -----