Ballina Lajme nacionale Serbia “kërcënon” Kosovën: Nëse shkel marrëveshjen me Uashingtonin, 5 vende do tërheqin...

Serbia “kërcënon” Kosovën: Nëse shkel marrëveshjen me Uashingtonin, 5 vende do tërheqin njohjen e Pavarësisë së vendit

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Serbia “kërcënon” Kosovën: Nëse shkel marrëveshjen me Uashingtonin, 5 vende do tërheqin njohjen e Pavarësisë së vendit

Mediat serbe shkruajnë se, nëse Kosova nuk respekton kushtet e marrëveshjes të bërë një vit më parë me Uashingtonin, 5 vende janë të gatshme të tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas mediave, nese Prishtina shkel marrëveshjen sipas së cilës duhet të ndalet nga aplikimi për pranim në organizatat ndërkombëtare, Beogradi do t’u kërkojë atyre vendeve të aktivizojnë procesin e tërheqjes së njohjes.

Në marrëveshjen e shatorit të kaluar me Uashingtonin, Beogradi dhe Prishtina u zotuan për një moratorium një-vjeçar mbi fushatën e mosnjohjes, duke ndaluar kështu kërkesat për paraqitjen e një kërkese për pranim në një nga organizatat ndërkombëtare.

Lidhur me këtë situatë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh i vendosur. Ai tha se është informuar se shqiptarët duan të bashkohen me Kosovën në Konferencën e Gjykatave Ndërkombëtare. “Nëse kjo ndodh, Serbia do të “detyrohet të përgjigjet në mënyrën që bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm. Dhe ata nuk do ta pëlqejnë aspak përgjigjen. Unë nuk besoj se ata do të jenë të lumtur me tërheqjet e reja të njohjes dhe tani mund t’u them atyre se do të ketë mosnjohje,” tha Vuçiç.

 

Serbia “kërcënon” Kosovën: Nëse shkel marrëveshjen me Uashingtonin, 5 vende do tërheqin njohjen e Pavarësisë së vendit
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----