Ballina Lajme nacionale Serbia, humbje marramendëse nga taksa e Kosovës

Serbia, humbje marramendëse nga taksa e Kosovës

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Serbia ka humbur rreth 461 milionë euro në 14 muaj nga vendosja e taksës mbi produktet e saj që hyjnë në Kosovë. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajicc deklaroi se dëmet kanë qenë shumë të mëdha, ndërsa shtoi se në Kosovë tani në bazë ditore hyjnë mallra me 1 milion euro më pak vlerë.

Ljajicc pohoi për “RTS” ka thënë se pasojat e vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe janë shfrytëzuar nga vende të tjera të rajonit, të cilat kanë dërguar në Kosovë mallin e tyre duke e shtuar prodhimin, transmeton lajmi.net. Ai ka theksuar se do të jetë e vështirë nëse Prishtina heq taksën dhe vazhdon me disa masa të tjera, të cilësuara si reciprocitet.

Ministri theksoi së do të jetë problem që në fatura të shkruhet Republika e Kosovës sepse sipas tij do të ketë prodhues që nuk do të pranojnë ta nënshkruajnë si të tillë mallin e tyre dhe “vështirë se në pikat tona kufitare do të lejohet dalja e  një malli të tillë nga Serbia”.

Ljajicc shtoi se Serbia është e gatshme për heqjen e të gjitha barrierave dhe kërkon tregti të lirë duke lavdëruar marrëveshjet për trafikun hekurudhor dhe ajror, por insistoi se rreth heqjes së taksës nuk po shënohet ende asnjë përparim.

---- ----
----
-----
-----