Ballina Lajme nacionale Serbia bllokon kamionët me mallra, me destinacion Kosovën

Serbia bllokon kamionët me mallra, me destinacion Kosovën

131
SHPËRNDAJE

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, thotë se Serbia i ka ndaluar transportuesit e mallrave, që shkonin nga Kosova.

Abdixhiku shkruar në Twitter se është e paparë që gjatë periudhës pandemike të ndalohen transportuesit, duke akuzuar autoritetet serbe për sjellje çnjërzore dhe kundër marrëveshjes rajonale për korridore.

“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për cka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri në detyrë.

-----