Ballina Lajme nacionale Serbi 72 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 8 vjeçar

Serbi 72 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 8 vjeçar

54
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Rahovecit.

Një 72 vjeçar në Rahovec nga komuniteti serb dyshohet se e ka dhun uar një 8 vjeçar po ashtu të komunitetit serb.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, ka thënë se rasti është raportuar mbrëmë nga nëna e viktimës.

Ajo ka bërë të ditur se rasti është klasifikuar si dhu nim, në formë si është raportuar.

“Është raportu një rast në Rahovec, nga nëna e viktimës, djali është 8 vjeçar ndërkaq i dyshimti është i lindur në vitin 1947”, ka thënë ajo për lajmi. net.

“E kemi klasifikuar rastin si dhu nim ashtu siç është raportuar, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, ka thënë tutje ajo.

Podrimaj po ashtu ka bërë të ditur se me viktimën duhet të kryhen disa procedura për t’i shikuar rrethanat nëse ai është dhu nuar ose jo.

Ai ka thënë se varësisht nga të gjeturat, mund të ndryshojë kahja e rastit.