Ballina Lajme nacionale Senatorët amerikanë në Prishtinë: Kosova e Serbia duhet të sakrifikojnë për të...

Senatorët amerikanë në Prishtinë: Kosova e Serbia duhet të sakrifikojnë për të normalizuar raportet mes vete

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Senatorët amerikanë gjatë vizitës në Prishtinë kanë deklaruar se Kosova e Serbia duhet të sakrifikojnë për të normalizuar raportet mes vete.

Dy senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy, kanë arritur për një vizitë në Kosovë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë një prej aspekteve kryesore të vizitës së tyre në Prishtinë.

Në një konferencë për media nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë, ata kanë folur për rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Senatori Chris Murphy ka thënë se të dy shtetet duhet të kuptojnë që është e nevojshme të sakrifikojnë, për të qenë pastaj të afta të normalizojnë raportet ndërmjet vete.

Murphy teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përmendur edhe zgjidhje të cilat mund të jenë të vështira për të dy palët.

“Por edhe ashtu është edhe përkushtimi për dialogun me Serbinë. Këtu përfshihen edhe zgjidhje të vështira. Ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë duke ndaluar në Beograd, në një takim me Vuçiqin. Presim që dialogu të jetë i kuptimtë dhe frytdhënës .Shpresojmë që të dy palët duhet të kuptojnë që sakrifica është e nevojshme, për të qenë pastaj në gjendje që të normalizojnë raportet mes këtyre dy vendeve. Një marrëveshje Kosovë-Serbi do të rezultojë me sukses në zhvillim ekonomik dhe politik. Në do të kemi një mesazh të qartë edhe në Beograd siç patëm këtu në Kosovë”, ka thënë Murphy,

Në anën tjetër senatori demokrat, Ron Johnson, ka thënë se një zgjidhje e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të jetë çelës i zhbllokimit të të ardhmes së rajonit.

“Jemi këtu për të dhënë mbështetje për popullin e Kosovës. Ne duam paqe, siguri. Dhe këto arrihen përmes një qeverie që respekton ligjin.Arritja e një marrëveshje me Serbinë është celësi që zhbllokon të ardhmen. Prandaj jemi këtu që të mbështesim popullin në Kosovë dhe Serbi, që t’i shohim ata të sukseshsëm”, ka thënë Johnson.

Ndër të tjera Murhpy ka thënë se kjo është hera e dytë që është në Kosovës dhe se është i impresionuar me njerëzit dhe energjinë pozitivë në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova duhet të përkushtohet në rilindjen e ekonomisë dhe në fushën e sundimit të ligjit.

“Kjo është hera e dytë në Kosovë. Sa herë që jam këtu në Prishtinë, jam shumë i impresionuar nga energjia e njerëzve në këtë vend. Ne jemi miqtë e Kosovës dhe kemi një lidhje speciale. Dhe kjo lidhje do të vazhdojë mes Kosovës dhe SHBA’së. Janë dy gjera të nevojshme për rilindje në ekonomi. Njëra është përkushtimi për sundimin e ligjit, përkushtimin për sistemin e edukimit”, ka thënë ndër të tjera Murphy.

---- ---- ----
-----