Ballina Lajme Bota/Rajoni Senati amerikan e konfirmoi zgjedhjen e Halandit për sekretare të punëve të...

Senati amerikan e konfirmoi zgjedhjen e Halandit për sekretare të punëve të brendshme

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Senati amerikan e konfirmoi zgjedhjen e Deb Haland për sekretare të punëve të brendshme në administratën e presidentit Xho Bajden, lajmëroi Si-En-En.

Ajo është zgjedhur me 51 vota “pro” dhe 40 “kundër”. Numri më i madh i republikanëve votuan kundër emërimit të Haland, duke theksuar se qëndrimet e saj për shfrytëzim të tokave publike dhe përdorimin e lëndëve djegëse fosile janë ekstreme.

Ai është hap historik, sepse për herë të parë një ministre bëhet përfaqësuese e vendasve të vjetër amerikan-indianëve.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Deb Haland të shkruajë histori, thekson Si-En-En. Ajo në vitin 2018, fitoi një vend në Kongres, dhe ishte njëra nga dy përfaqësueset e bashkësisë indiane, të cilat ishin edhe gratë e para me preardhje indiane të zgjedhura në Dhomën përfaqësuese.

Haland pritet të ketë rol aktiv në planin e Bajdenit për ballafaqim me krizën klimatike dhe zvogëimin e emisioneve të gazrave të dëmshëm.

Deb Haland (60) ka preardhje indiane nga Puebo, grup i njerëzve të cilët jetojnë në pjesën jugperëndimore të SHBA-së.

The post Senati amerikan e konfirmoi zgjedhjen e Halandit për sekretare të punëve të brendshme appeared first on KOHA.

---- ----
-----