Ballina Lajme Bota/Rajoni Sëmundja e koronavirusit në Itali nuk ka të ndalur, shkon në 827...

Sëmundja e koronavirusit në Itali nuk ka të ndalur, shkon në 827 numri i të vdekurve

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Itali, që nga nisja e epidemisë të koronavirusit janë infektuar 12462 persona. Brenda 24 orëve, numri i të prekurve është rritur me 2313, ndërkohë që 827 persona kanë humbur jetën. Duhet thënë se brenda 24 orëve kanë vdekur 196 persona, ndërkohë që 1045 janë shëruar, 41 në një ditë.

Pacientët e shtruar me simptoma janë 5838, ku nga këta 1.028 janë në terapi intensiv, kurse 3.724 në izolim.

Situata është mjaft alarmante në Itali, ndërsa mjekët apelojnë që të shtohet numri i shtretërve. Ndërkohë që ata kanë paralajmëruar edhe shtetet e tjera që të bëjnë kujdes, pasi me ditët që do të kalojnë, do të jetë mjaft e vështirë që të përballojnë fluksin.

---- ----
----
----- ----
-----