Ballina Lajme nacionale Sela, Kurtit: Qeveria e re të ketë “një sy e mendje” kah...

Sela, Kurtit: Qeveria e re të ketë “një sy e mendje” kah shqiptarët jashtë Kosovës

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka qëndruar sot në Kosovë ku është atkuar me një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, ka takuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela.

----

Sela, sipas komunikatës së VV-së, tha se zgjedhjet e 6 tetorit treguan bindjen e qytetarëve se politika është vendi ku arrihen ndryshimet e rëndësishme shoqërore.

“Sela shprehu bindjen se me formimin e institucioneve të reja, me qeverinë e re, do e kemi një sy dhe mendje më aktive për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndërsa thuhet se Kurti e ka njoftuar Selën se prioritet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë institucional dhe zbutja e pabarazisë në shoqëri përmes politikave sociale.

Kurti, sipas komunikatës, foli edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet e shteteve dhe popujve në Ballkan, “si dhe mundësitë e obligimin që të bashkëpunojmë e të bashkërendohemi”.

----- ----