Ballina Lajme Bota/Rajoni Sekuestrohet makina e “Batman-it” në Rusi (FOTO)

Sekuestrohet makina e “Batman-it” në Rusi (FOTO)

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një makinë e modifikuar, jashtëzakonisht e ngjashme me “Batmobile”, e shfaqur në një nga filmat e fundit të Batman, është konfiskuar në Moskë.

Policia e kishte ndaluar makinën me rrota gjigante, në një pikë kontrolli, në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Makina e jashtëzakonshme, ishte ndërtuar sipas modelit të makinës së famshme të superheroit dhe ishte pronë e një 32-vjeçari nga Moska.

Policia tha se makina ishte bërë ilegalisht në një servis privat. Nuk është e regjistruar si makinë dhe nuk përmbush kushtet e sigurisë në rrugë.

Përveç kësaj, ajo ka edhe përmasa më të mëdha nga ato të makinave standarde, duke qenë se është gjashtë metra e gjatë.

---- ----
----
-----
-----