Ballina Lajme Bota/Rajoni Sekuestrohen 53 milionë dollarë kokainë, SHBA do të dërgojë ushtrinë në Kolumbi...

Sekuestrohen 53 milionë dollarë kokainë, SHBA do të dërgojë ushtrinë në Kolumbi (FOTOT)

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Roja Bregdetare Amerikane ka sekuestruar më se 1400 kg kokainë, me vlerë tregu mbi 53 milionë dollarë në oqeanin Paqësor. Në një video të publikuar nga autoritetet duket momenti kur dy skafe të Rojes Bregdetare i afrohen mjetit lundrues të pa identifikuar, që ngjan si një gjysmë-nëndetëse.

“Patrulla pikasi një mjet të dyshimtë dhe pasi iu afrua dhe hipi në bord, u gjetën katër persona, të dyshuar si trafikantë dhe një sasi e vogël kokaine. Pas kontrollit, u zbulua edhe pjesa më e madhe e lëndës narkotike, e fshehur në një pjesë të mjetit lundrues”, thotë në njoftimin zyrtar Roja Bregdetare e Paqësorit jugperëndimor.

----

Një operacion i gjerë për të ndaluar trafikimin e lëndëve narkotike nga kartelet e drogës ka nisur që prej 1 prillit. Lënda narkotike vjen kryesisht nga Amerika Qendrore dhe e Jugut, përmes mjeteve lundruese, si skafe të shpejtë apo nëndetëse të ndërtuara në mënyrë artizanale.

Për këtë, qeveria amerikane ka vendosur të dërgojë një njësi të ushtrisë amerikane në Kolumbi, me misionin që të ndihmojë forcat e sigurisë në vend në luftën kundër trafikantëve. Lajmin e konfirmoi vetë ambasade amerikane në Bogota.

Në mars të këtij viti, Hernando Enrique Mattos Dager, i cili kryeson task-frocën kundër trafikut të drogës deklaroi për “The Guardian” se 80% e trafikut të drogës realizohet përmes Paqësorit, ndërsa 14% nga Karaibet. “Është shumë më e lehtë të transportosh tonelata kokainë përmes detit se sa me avion, sepse ka më shumë kontrolle nëpër aeroporte”.

----- ----