Ballina Arti Sekretet e Rikard Ljarjes, rrëfimi i mikut të fëmijërisë për kolosin e...

Sekretet e Rikard Ljarjes, rrëfimi i mikut të fëmijërisë për kolosin e kinematografisë

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Albert Shala*

Mire bërë, moj bijë, që shkrove disa rreshta për shokun tim të vjetër, Rikardin. Po shoh këtu në Fb në pamundësi që të dal nga shtëpia që shumë e shumë njerëz, miq e shokë të tij, si dhe plot dashamirës, të panumërt, me plot dhembje shprehin vlerësimet e tyre për largimin e tij nga kjo bote. Dhe me të drejte. Rikardi me çfarë bëri në jetën e tij ishte kthyer në një ikone te artit shqiptar ne me shume se gjysmë shekulli.

----

Nëse ka ndonjë gjë që mund të shtoj me këtë rast është se ai ka qene “bir i artit”, një artist shumëdimensional. Shumëkush nuk e di qe ai ka qenë një muzikant i mrekullueshëm, i cili që në rininë e hershme ka marrë pjese si orekstrant në shfaqjen e pare të operas “Mrika”, duke luajtur ne fagot. Pak kush mund ta dije që ai me fizarmonikën e tij në krah i jepte gjallëri dasmave në vendlindjen tonë, në Shkodër. Pak kush mban mend që ai ka marrë pjesë me një këngë rinore me titullin “Riviera” në një ndër festivalet e para ne Radio Tirana. E më tëj, Rikardi ka qenë një piktor i talentuar e mjaft origjinal, që ka lënë vepra të çmuara edhe në këtë fushe E më tej se kaq, po them që ai ka lënë edhe disa libra me tregime shumë të bukura e se fundi në nëntor të vitit që shkoi, megjithëse shëndeti e kishte vënë poshtë, përfundoi e botoi romanin e tij të fundit.

Rikardi ka qenë shembull i artistit te madh shqiptar, i njeriut të talentuar në disa fusha, punëtorit të palodhur, qytetarit të ndershëm e të urte, që gjithë jetën e tij e kishte mbështetur te mirësia e puna. i qofte i lehtë dheu.  Jam i bindur që arti shqiptar do ta ketë Rikard Ljarjen gjithnjë si shembull plot dritë.

*Albert Shala është miku i fëmijërisë së aktorin Rikard Ljarja, që janë lindur dhe rritur së bashku në qytetin e Shkodrës dhe e kanë ruajtur miqësinë për dekada me radhë. Shkrimi dedikuar është marrë nga rrjetet sociale nga e bija e tij.

----- ----