Ballina Lajme nacionale Sekretari amerikan letër Kosovës, e uron dhe i kujton dialogun me Serbinë...

Sekretari amerikan letër Kosovës, e uron dhe i kujton dialogun me Serbinë dhe Izraelin

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Sekretari amerikan letër Kosovës, e uron dhe i kujton dialogun me Serbinë dhe Izraelin

Sekretari i shtetit amerikan, Anthony Blinken uroi sot Kosovën për Pavarësinë. Blinkeni në një letër të dërguar, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin Kosovën, ndërsa shpreh krenari.

Sekretari amerikan gjithashtu tha se shteti kosovar ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, ndërsa nuk la pa përmendur edhe vendosjen e raporteve me Izraelin si dhe çështjen e dialogut me Serbinë, duke theksuar se duhet të përfundojë me njohje recoproke.

“Në emër të Qeverisë së SHBA-së, dua ta uroj Kosovën pasi feston përvjetorin e 13-të si shtet sovran dhe i pavarur. SHBA-ja është krenare në rolin e saj të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbështetjen e Republikës së Kosovës të pavarur, për t’u zhvilluar në një vend multi-etnik, gjithëpërfshirës dhe demokratik. Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhme më të begatshme, të qëndrueshme dhe të sigurt.

Ne përgëzojmë vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike me Izraelin dhe përshëndesim përpjekjet tuaja për të normalizuara marrëdhëniet me Serbinë. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohje reciproke, do të kërkojë nga të gjitha palët që të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. SHBA-ja vlerëson lidhjen e fortë mes njerëzve tanë dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik.

I uroj siguri dhe shëndet të mirë njerëzve të Kosovës, ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për të tejkaluar sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19”, shkruan sekretari amerikan në letër.

 

Sekretari amerikan letër Kosovës, e uron dhe i kujton dialogun me Serbinë dhe Izraelin
Ornela Celpica

---- ---- ----
-----