Ballina Sport Sejdini president i Federatës së Maqedonisë së Veriut, elozhe nga kreu u...

Sejdini president i Federatës së Maqedonisë së Veriut, elozhe nga kreu u FIFA-s

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Muamed Sejdini do vazhdojë të jetë president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut për katër vitet e ardhshme. Ai u rizgjodh nga sot në Kuvendin Zgjedhor, duke grumbulluar 52 vota pro dhe asnjë kundër, duke marrë të drejtën të udhëheqë FFM për një mandat të plotë.

Presidenti Sejdini nuk kishte asnjë rival në këto zgjedhje sepse Lidhjet Komunale të Futbollit nuk propozuan kandidat tjetër për postin e të parit në “Shtëpinë e Futbollit” maqedonas. Sejdini u emërua për herë të parë në krye të qeverisë së futbollit në marsin e vitit 2019-të, duke zëvendësuar Ilco Gjorgjioskin e larguar.

Pas dy vitesh në krye të FFM, ai vlerësohet si presidenti më i suksesshëm në historinë e këtij institucioni. Nën udhëheqjen e kërçovarit, përfaqësuesja e Maqedonisë arriti kualifikimin e parë dhe historik në Kampionatin Europian, ndërsa për dy vite ai bëri një numër rekord investimesh në realizimin e veprave infrastrukturore në një pjesë të madhe të stadiumeve.

Para se të zgjidhej zyrtarisht, duke përfituar nga fakti se gjithçka ishte e parapërcaktuar, presidenti i FIFA-s, Giani Infantino uroi Sejdinin për rizgjedhjen dhe e përgëzoi për punën e bërë deri më tani, përmes një lidhje online.

“Kam nderin të them disa fjalë për ju, në ditën kur do të rizgjidheni sërish në krye të federatës pa asnjë kundër kandidat. Urime, vërtetë ti bëre një punë të mirë në të kaluarën dhe e di që do vazhdosh të bësh një gjë të tillë edhe në të ardhmen.

Shfrytëzoj rastin për të uruar vendin tënd për suksesin e madh dhe kualifikimin në Kampionatin Europian. Këtë verë do të keni një përvojë të bukur. E ardhmja e futbollit të Maqedonisë është e garantuar, kjo falë edhe strategjive tuaja”, u shpreh Infantino. /abcnews.al

The post Sejdini president i Federatës së Maqedonisë së Veriut, elozhe nga kreu u FIFA-s appeared first on Abc News.

---- ----
-----