Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /var/www/html/bujanoci-temp/wp-config.php on line 32
Përfundime Kërkimi për “zgjedhore” – www.Bujanoci.Net https://bujanoci.net Këtu është fuqia e lajmit... Sun, 22 Nov 2026 12:12:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1.5 Sulm kibernetik në sistemin e FBI-së, Trump sheh një anë pozitive https://bujanoci.net/sulm-kibernetik-ne-sistemin-e-fbi-se-trump-sheh-nje-ane-pozitive/ https://bujanoci.net/sulm-kibernetik-ne-sistemin-e-fbi-se-trump-sheh-nje-ane-pozitive/#respond Sun, 22 Nov 2026 12:12:02 +0000 https://familja.uk/bujanoci-temp/sulm-kibernetik-ne-sistemin-e-fbi-se-trump-sheh-nje-ane-pozitive/ Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm të dyshuar kibernetik ndaj bazës kombëtare të të dhënave kriminale të FBI-së, duke e cilësuar incidentin si shqetësues, por duke sugjeruar se ai mund të sjellë edhe zbulime interesante.

Gjatë një interviste për Fox News, Trump deklaroi se ndërhyrja në sistemin e FBI-së “nuk është diçka e mirë”, por shtoi se mund të ketë edhe një anë pozitive.

“Ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk do t’i kishim mësuar kurrë ndryshe”, tha presidenti amerikan.

Ai iu referua hetimeve për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, procesit të tij të parë të shkarkimit dhe pretendimeve të tij të pabazuara për mashtrime zgjedhore.

“Më pëlqen t’i shoh gjërat nga ana pozitive. Pyes veten kush po e bën këtë”, shtoi Trump.

FBI-ja po heton një ndërhyrje të mundshme në sistemin National Crime Information Center (NCIC), i cili përdoret nga autoritetet amerikane për shkëmbimin e informacioneve mbi personat e kërkuar, urdhërarrestet, historikun kriminal dhe automjetet e vjedhura.

Ende nuk dihet kush qëndron pas incidentit dhe nëse të dhënat janë vjedhur, ndryshuar apo janë komprometuar në ndonjë mënyrë tjetër.

Ekspertët paralajmërojnë se një ndërhyrje e tillë mund të rrezikojë jo vetëm privatësinë e informacioneve, por edhe saktësinë e të dhënave që policia përdor gjatë operacioneve të përditshme.

Ndërkohë, incidente të tjera kibernetike janë raportuar edhe në Departamentin Amerikan të Bujqësisë dhe në sistemet kompjuterike të legjislaturës së Virxhinias Perëndimore.

Autoritetet nuk kanë gjetur deri më tani prova që këto incidente të jenë të lidhura me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

]]>
https://bujanoci.net/sulm-kibernetik-ne-sistemin-e-fbi-se-trump-sheh-nje-ane-pozitive/feed/ 0
Aleanca Trump-Putin kërcënon çdo vend evropian https://bujanoci.net/aleanca-trump-putin-kercenon-cdo-vend-evropian/ https://bujanoci.net/aleanca-trump-putin-kercenon-cdo-vend-evropian/#respond Sun, 22 Nov 2026 11:55:22 +0000 https://familja.uk/bujanoci-temp/aleanca-trump-putin-kercenon-cdo-vend-evropian/ E ardhmja e Evropës do të luftohet në kutitë e votimit dhe në vijën e frontit të Ukrainës. Rreziku është që, në fund, dy të fortët t’i korrin përfitimet.

Nga: Steve Bloomfield / The Guardian (titulli: The Trump-Putin alliance threatens every European country – yet gushing populists still cheer them) Përkthimi: Telegrafi.com

Në fasadën e Shtëpisë Stenbok – ndërtesës neoklasike të zyrës së kryeministrit estonez, mbi një kodër në Talin – ndodhet një pllakë që përkujton vrasjen e 10 krerëve të qeverisë. Të gjithë u vranë nga forcat sovjetike pas pushtimit të Estonisë nga BRSS-ja në vitin 1940.

Për 51 vjet, Estonia ishte e pushtuar nga fqinji i saj perandorak; gjatë 25 vjetëve të fundit ajo ka jetuar e pavarur nën hijen e tij. Për politikanët dhe zyrtarët qeveritarë që punojnë në Shtëpinë Stenbok, pllaka është kujtesë e vazhdueshme e rrezikut me të cilin përballet kombi i vogël baltik (me 1,4 milion banorë) nga një fqinj 100 herë më i madh se ai.

Jo se u është dashur ndonjë kujtesë e madhe. Gjatë dekadës së fundit, ka pasur ndërhyrje në politikën e vendit, propagandë që ka vënë në shënjestër pakicën rusishtfolëse të Estonisë dhe një mori sulmesh kibernetike dhe hibride – më i fundit prej të cilëve, të shtunën e kaluar, ishte një tentativë për sulm zjarrvënës kundër një kompanie estoneze të mbrojtjes.

“Qëllimi është të krijosh frikë në shoqërinë tonë”, më tha me telefon nga Talini, Margus Tsahkna, ministri i Jashtëm i Estonisë. E vetmja gjë që mbron pavarësinë e Estonisë, tha ai, është anëtarësimi në BE dhe – më e rëndësishmja – në NATO. “Pa anëtarësimin në NATO nuk do të mund ta bënim këtë bisedë. Estonia do të ishte 100 për qind e pushtuar”.

Shumë kohë përpara pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Vladimir Putini pohonte se ishte një akt agresioni vendimi i ish-shteteve sovjetike – ose të ish-shteteve të Paktit të Varshavës në Evropën Qendrore dhe Lindore – për të kërkuar strehë në NATO. Është pohim që shkel mbi pavarësinë e këtyre vendeve, duke ua mohuar të drejtën themelore për të vendosur vetë për rregullimet e tyre të sigurisë. Vendet që më parë janë pushtuar, okupuar ose kontrolluar nga Moska duan të mbrohen nga çdo përsëritje.

Deri vonë, argumenti i Putinit kishte pak mbështetje mes politikanëve perëndimorë të rrymës kryesore. Por, që nga kthimi i Donald Trumpit në detyrë në janar 2025, Putini ka gjetur një aleat të vlefshëm në një post të lartë. “Është miku im!”, tha Trumpi me entuziazëm, teksa përshëndeti Putinin në margjinat e samitit të APEC-ut në Shenzhen këtë javë.

Trumpi dhe Putini kanë të njëjtin këndvështrim për Evropën: një qytetërim dikur i madh i krishterë i cili e ka shkatërruar veten përmes migrimit – veçanërisht nga vendet me shumicë myslimane. Ata kanë gjithashtu bindjen e rrezikshme se fuqitë e mëdha – dhe të dy mendojnë se janë të tilla – duhet të jenë në gjendje t’i kontrollojnë oborret e veta. Për Trumpin, kjo do të thotë se hemisfera perëndimore është e tij; për Putinin, kjo do të thotë se Perëndimi nuk duhet të ndërhyjë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Samiti trepalësh në Shenzhen, së bashku me Xi Jinpingun, i kombinuar me përzemërsinë e vërtetë mes dy burrave, synonte pjesërisht ta çimentonte këtë ide.

Gjatë gjithë bisedimeve të paqes, të ndërprera dhe rifilluara – të udhëhequra nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe miku i tij i dikurshëm nga biznesi i pasurive të paluajtshme, Steve Witkoff – Putini e ka shtyrë idenë e zgjerimit të diskutimit për të përfshirë Evropën në tërësi, jo vetëm Ukrainën. Ai dëshiron që NATO-ja t’i tërheqë trupat dhe bazat e saj në kufijtë e vitit 1997, që do të thotë se 16 vende të aleancës do të mbeteshin pa mbështetje nga jashtë. Për shembull, Estonia dhe vendet e tjera baltike do të mbeteshin pa mbrojtje ajrore. Putini ka kërkuar gjithashtu që Britania dhe Franca ta përjashtojnë përdorimin e armëve të tyre bërthamore për të mbrojtur ndonjë vend tjetër evropian. Çdo marrëveshje për Ukrainën, pohon Putini, duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për Evropën.

Trumpit duket se i pëlqen ideja. Duke biseduar javën e kaluar me gazetarë në Zyrën Ovale, ai foli me entuziazëm për mundësinë e një marrëveshjeje të madhe. “Do të jetë shumë e madhe. Do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën dhe madje mund të them se mund ta përfshijë gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe, e bukur dhe të gjithë do të jenë të ngazëllyer”, tha ai. Kushdo që beson në një Evropë të lirë nuk do të jetë “i ngazëllyer”, por Trumpi nuk dëshiron një Evropë të fortë të cilën prej kohësh e ka parë si kundërshtare. Kjo përputhet gjithashtu me qëndrimin tjetër kryesor të Trumpit për Evropën: se është kontinent me parazitë të cilin ShBA-ja e ka mbrojtur në kundërshtim me interesin e vet kombëtar.

Për më shumë se një vit, Evropa në masë të madhe është përjashtuar nga bisedimet për Ukrainën. Në Abu Dabi, ku një grup këshilltarësh evropianë të sigurisë kombëtare kishin ardhur për t’u takuar në margjinat e bisedimeve, Kushneri ishte optimist për faktin se kontinenti më në fund do të kishte rol zyrtar në bisedimet e ardhshme. Por, Evropa më në fund e ka parë veten në tryezë vetëm për të zbuluar se vetë Evropa është në meny.

Aleanca Trump-Putin kërcënon të ardhmen e Evropës, jo më pak për shkak se ka disa politikanë evropianë që e mirëpresin atë. Në tre vjetët e ardhshëm, partitë e ekstremit të djathtë ose të së djathtës së fortë mund të fitojnë pushtetin – ose, së paku, t’i bashkohen koalicionit qeverisës – në katër vendet më të mëdha të Evropës Perëndimore: Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Udhëheqësit e të katër partive ose janë haptazi dashamirës ndaj Putinit ose, së paku, kritikë ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Marine Le Pen, e cila mbetet favorite për ta fituar presidencën franceze pranverën e ardhshme, është zotuar se do t’i “japë fund ndihmës financiare” për Ukrainën – brenda gjashtë muajve nga marrja e detyrës dhe ka refuzuar një ofertë nga Zelenskyy për ta vizituar atë në Kiev. Në të kaluarën, ajo ka qenë shumë më e lumtur të takohej me Putinin – një fotografi e të dyve duke shtrënguar duart zinte vend të dukshëm në fletëpalosjet e saj zgjedhore në vitin 2022, derisa lufta në Ukrainë e bëri imazhin helm elektoral.

Në Gjermani, Alice Weidel, bashkëdrejtuesja e Alternativës për Gjermaninë (AfD) nuk tenton ta fshehë përbuzjen ndaj Ukrainës. Nëse AfD-ja do të jetë në pushtet – aktualisht është me tetë pikë përqindjeje përpara kristiandemokratëve të Friedrich Merzit – Gjermania do t’i jepte fund gjithë ndihmës ushtarake dhe ekonomike. Në një intervistë për The Economist muajin e kaluar ajo vuri në pikëpyetje demokracinë e Ukrainës, duke thënë se ishte “e pamundur” që ajo të fitonte dhe, duke i bërë jehonë Putinit, tha se “interesi i sigurisë së Rusisë” duhet të merret parasysh.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, çuditërisht ka qenë një nga aleatet më të palëkundura të Ukrainës, por tani përballet me një sfidues të ri të ekstremit të djathtë, Roberto Vannacci, politika e të cilit për Ukrainën i bën jehonë asaj të AfD-së. Vannacci ka vënë në pikëpyetje nëse Alexei Navalny u vra nga shteti rus, pretendon se Rusia është demokraci dhe, kur u pyet se kë preferon mes Putinit dhe Zelenskyyt, ai zgjodhi udhëheqësin rus.

Dhe pastaj është Britania. Nigel Farage është goxha i zgjuar për ta kuptuar se Putini është jopopullor në Mbretërinë e Bashkuar, por në të kaluarën ai e ka shprehur vazhdimisht admirimin e tij për udhëheqësin rus. Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, Farage pretendoi se Perëndimi e kishte “provokuar luftën” duke “ngacmuar ariun” dhe e fajësoi Zelenskyyn për pritën e Trumpit në Zyrën Ovale, duke e akuzuar se ishte “i pasjellshëm”. Muajin e kaluar, Farage pretendoi se Ukraina ishte “një nga vendet më të korruptuara në botë” dhe se një qeveri e Reformës do t’i hidhte “një vështrim të kujdesshëm” ndihmës britanike për vendin.

Rritja e popullaritetit të së djathtës ekstreme kundër Ukrainës, më së shumti në Francë, nuk ka kaluar pa u vënë re nga mbështetësit më të mëdhenj të Kievit. Merzi jo vetëm që ka premtuar ta bllokojë buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së nëse nuk ka një paketë të konsiderueshme ndihme për Ukrainën, por propozoi gjithashtu që çdo huadhënie e ardhshme t’i nënshtrohet votimit me shumicë të cilësuar dhe jo unanimitetit. Kjo do të thotë se, nëse një presidente si Le Pen do të dëshironte ta bllokonte një paketë ndihme në nivel të BE-së, do t’i duhej të bindte disa vende të tjera t’i bashkoheshin.

Por mbështetja për Ukrainën mund të jetë duke u dobësuar, gjë që nuk ndihmohet nga kriza e kostos së jetesës në mbarë kontinentin. “Është e lehtë t’i manipulosh njerëzit me zgjidhje të lehta”, tha Tsahkna, ministri i Jashtëm i Estonisë. Ai druhet se zgjedhjet në Francë dhe Gjermani mund ta riformësojnë rrënjësisht kontinentin.

Zelenskyy prej kohësh ka argumentuar se vija e frontit e Ukrainës është vija e frontit e Evropës. E ardhmja e kontinentit po luftohet në Donbas, në tryezën e negociatave dhe në kutitë e votimit. Aleanca Trump-Putin kërcënon çdo komb evropian, por rreziku më i madh është që këto kombe t’i zgjedhin udhëheqësit që e mbështesin atë. /Telegrafi/

]]>
https://bujanoci.net/aleanca-trump-putin-kercenon-cdo-vend-evropian/feed/ 0
Aleanca krijon trup koordinues për degët në mërgatë, sekretar zgjidhet Sokol Mehmetaj https://bujanoci.net/aleanca-krijon-trup-koordinues-per-deget-ne-mergate-sekretar-zgjidhet-sokol-mehmetaj/ https://bujanoci.net/aleanca-krijon-trup-koordinues-per-deget-ne-mergate-sekretar-zgjidhet-sokol-mehmetaj/#respond Sun, 22 Nov 2026 11:53:48 +0000 https://familja.uk/bujanoci-temp/aleanca-krijon-trup-koordinues-per-deget-ne-mergate-sekretar-zgjidhet-sokol-mehmetaj/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur të krijojë një trup koordinues për degët e saj në mërgatë, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve dhe forcimit të organizimit të partisë jashtë vendit.

Vendimi është marrë në një takim të mbajtur në qytetin Fulda të Gjermanisë, ku morën pjesë kryetarë degësh dhe nëndegësh të AAK-së nga disa vende të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim morën pjesë edhe nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, si dhe sekretari i përgjithshëm, Avni Arifi.

Sipas njoftimit të AAK-së, gjatë takimit është diskutuar për aspektet organizative të partisë në mërgatë, nevojën për komunikim më të shpeshtë ndërmjet degëve dhe koordinim më të mirë me qendrën e partisë në Kosovë.

Trupi i ri do të ketë rol konsultativ dhe koordinues, ndërsa përmes sekretarit të tij do të ndihmojë degët në bashkërendimin e punës, përgatitjen e proceseve zgjedhore dhe krijimin e mundësive më të mëdha për angazhimin e anëtarësisë.

Sokol Mehmetaj është zgjedhur unanimisht sekretar i Trupit Koordinues, ndërsa ekipi do të përbëhet nga përfaqësuesit e këtyre shteteve:

  • Gjermani: Ukë Blakaj dhe Selim Hoti
  • Zvicër: Isa Zeqiraj
  • Austri: Afrim Hasani
  • Francë: Astrit Kuçi
  • Belgjikë: Muhamet Belaj
  • Itali: Altin Berisha

Nënkryetarët Kadrijaj dhe Latifi, si dhe sekretari Arifi, kanë falënderuar organizatorët dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin në këtë takim.

Sipas AAK-së, përmes këtij organizimi synohet forcimi i strukturave ekzistuese të partisë në mërgatë dhe zgjerimi i pranisë së saj në vendet ku jetojnë shqiptarët.

]]>
https://bujanoci.net/aleanca-krijon-trup-koordinues-per-deget-ne-mergate-sekretar-zgjidhet-sokol-mehmetaj/feed/ 0
Vuçiq fluturon me veturë, kujdeset për një gjysh – videot e çuditshme të fushatës së zgjedhjeve në Serbi https://bujanoci.net/vuciq-fluturon-me-veture-kujdeset-per-nje-gjysh-videot-e-cuditshme-te-fushates-se-zgjedhjeve-ne-serbi/ https://bujanoci.net/vuciq-fluturon-me-veture-kujdeset-per-nje-gjysh-videot-e-cuditshme-te-fushates-se-zgjedhjeve-ne-serbi/#respond Wed, 14 Oct 2026 23:05:02 +0000 https://bujanoci.online/bujanoci-temp/vuciq-fluturon-me-veture-kujdeset-per-nje-gjysh-videot-e-cuditshme-te-fushates-se-zgjedhjeve-ne-serbi/ Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video të re parazgjedhore, në të cilën vetura e tij e markës Shkoda fluturon mes reve, nën tingujt e këngës “Helikopter” të këngëtarit boshnjak Fazlija.

Videoja, e publikuar më 13 tetor në Instagram, erdhi pasi në rrjetet sociale u përhapën pretendime se Vuçiqi kishte udhëtuar me helikopter drejt një tubimi parazgjedhor në Kragujevc.

Ai i mohoi këto pretendime dhe më pas vendosi t’i ironizonte përmes videos së realizuar me inteligjencë artificiale.

Vetëm tri ditë më herët, Vuçiqi kishte publikuar një tjetër video, në të cilën shfaqej duke u kujdesur për një burrë të moshuar, ndërsa çifti i tij largohej për udhëtim.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor. Vuçiqi kryeson listën “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” dhe synon postin e kryeministrit. /Telegrafi/

See on Instagram

See on Instagram

See on Instagram

]]>
https://bujanoci.net/vuciq-fluturon-me-veture-kujdeset-per-nje-gjysh-videot-e-cuditshme-te-fushates-se-zgjedhjeve-ne-serbi/feed/ 0
“Një milion votues më shumë se banorë”, demokratët evropianë kërkojnë verifikimin e listave zgjedhore në Serbi https://bujanoci.net/nje-milion-votues-me-shume-se-banore-demokratet-evropiane-kerkojne-verifikimin-e-listave-zgjedhore-ne-serbi/ https://bujanoci.net/nje-milion-votues-me-shume-se-banore-demokratet-evropiane-kerkojne-verifikimin-e-listave-zgjedhore-ne-serbi/#respond Wed, 14 Oct 2026 14:43:13 +0000 https://bujanoci.online/bujanoci-temp/nje-milion-votues-me-shume-se-banore-demokratet-evropiane-kerkojne-verifikimin-e-listave-zgjedhore-ne-serbi/ Serbia ka 6.450.523 votues të regjistruar, ndërsa vlerësimet e fundit të popullsisë tregojnë se vendi ka rreth 6,55 milionë banorë. Kjo mospërputhje ka nxitur thirrje për transparencë dhe verifikim të pavarur të listave zgjedhore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Partia Evropiane Demokratike (EDP), më shumë se 1,14 milionë banorë të Serbisë janë të mitur. Kjo do të thotë se numri i banorëve të rritur vlerësohet në rreth 5,41 milionë, mbi një milion më pak sesa numri i personave të regjistruar në listën e votuesve.

Megjithatë, këto dy kategori nuk përfshijnë domosdoshmërisht të njëjtët persona. Në listat zgjedhore mund të përfshihen edhe shtetas serbë që jetojnë jashtë vendit dhe që kanë të drejtë vote.

Pavarësisht këtij dallimi, EDP ka vlerësuar se autoritetet serbe duhet ta shpjegojnë këtë hendek përmes publikimit të të dhënave transparente dhe një procesi të pavarur verifikimi.

“Autoritetet duhet ta shpjegojnë këtë hendek me të dhëna transparente dhe mbikëqyrje të pavarur”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

EDP ka theksuar se angazhohet për zgjedhje në të cilat qytetarët e Serbisë mund të kenë besim, duke vënë në pah rëndësinë e besueshmërisë së listave zgjedhore dhe transparencës së procesit zgjedhor.

Dallimi mes numrit të banorëve dhe atij të votuesve të regjistruar, megjithatë, nuk dëshmon vetvetiu se listat zgjedhore përmbajnë parregullsi. Për të përcaktuar arsyet e kësaj mospërputhjeje, nevojiten të dhëna të hollësishme për shtetasit me të drejtë vote që jetojnë jashtë Serbisë, si dhe verifikim i përditësimit dhe saktësisë së regjistrit zgjedhor./Telegrafi.

]]>
https://bujanoci.net/nje-milion-votues-me-shume-se-banore-demokratet-evropiane-kerkojne-verifikimin-e-listave-zgjedhore-ne-serbi/feed/ 0
Marrëveshje në Zyrën e Kryeministrit: Partitë shqiptare garojnë bashkë në zgjedhjet në Serbi https://bujanoci.net/marreveshje-ne-zyren-e-kryeministrit-partite-shqiptare-garojne-bashke-ne-zgjedhjet-ne-serbi/ https://bujanoci.net/marreveshje-ne-zyren-e-kryeministrit-partite-shqiptare-garojne-bashke-ne-zgjedhjet-ne-serbi/#respond Tue, 29 Sep 2026 20:20:04 +0000 https://bujanoci.net/marreveshje-ne-zyren-e-kryeministrit-partite-shqiptare-garojne-bashke-ne-zgjedhjet-ne-serbi/ Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për të garuar me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

nnnn

Marrëveshja është arritur të martën në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, pas takimit të përfaqësuesve politikë shqiptarë, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se partitë janë pajtuar për bashkëpunim dhe për një paraqitje të përbashkët në zgjedhje.

nnnn

Zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Serbisë janë caktuar për 25 tetor 2026. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka nisur tashmë certifikimin e listave zgjedhore për këto zgjedhje.

nnnn

Kurti ka falënderuar drejtuesit e subjekteve politike shqiptare, Shaip Kamberin nga PVD-ja, Visar Memetin nga APN-ja, Nagip Arifin nga PD-ja, Agim Sabedinin nga PDSH-ja, Shqiprim Musliun nga LPD-ja, Sami Salihun nga LR-ja, Armend Aliun nga AL-ja dhe Naser Azirin nga UDSH-ja.

nnnn

“Pas bisedave dhe përpjekjeve për t’i afruar qëndrimet, vullneti për bashkëpunim mori formën e një zotimi të përbashkët”, tha Kurti.

nnnn

Në proces kanë marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, si dhe përfaqësues nga Medvegja dhe Pazari i Ri.

nnnn

Takimi i së martës vjen pas një takimi të mëhershëm që Kurti kishte zhvilluar më 15 shtator me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ku ishte diskutuar pikërisht nevoja për koordinim politik dhe forcimin e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve në Serbi.

nnnn

Kryeministri ka thënë se bashkimi në një listë të përbashkët nuk është i mjaftueshëm, duke ngritur edhe çështjen e përfaqësimit të garantuar të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

nnnn

Sipas tij, duke marrë parasysh se komunitetit serb në Kosovë i garantohen 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej t’u garantoheshin së paku pesë vende në parlamentin 250-anëtarësh të Serbisë.

nnnn

“Përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë si në Kosovë ashtu edhe në fqinjin tonë verior, me të njëjtin respekt për barazinë dhe të drejtat e tyre”, deklaroi Kurti.

nnnn

Ai ka përmendur gjithashtu pasivizimin e adresave, përfaqësimin në institucionet publike, zhvillimin ekonomik, gjuhën, kulturën dhe simbolet si ndër çështjet kryesore me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

nnnn

“Të drejtat dhe identiteti janë themele të këtij angazhimi që e shoqërojnë përditshmërinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha Kurti.

nnnn

Kryeministri shtoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

nnnn

“Republika e Kosovës do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për të drejtat, identitetin dhe mirëqenien e tyre”, përfundoi Kurti./BujanociNet/

n]]>
https://bujanoci.net/marreveshje-ne-zyren-e-kryeministrit-partite-shqiptare-garojne-bashke-ne-zgjedhjet-ne-serbi/feed/ 0
Lajm i rëndësishëm për semestrantët e SH.F. „Naim Frashëri“ në Bujanoc: Publikohet orari i provimeve përfundimtare për klasat e teta https://bujanoci.net/lajm-i-rendesishem-per-semestrantet-e-sh-f-naim-frasheri-ne-bujanoc-publikohet-orari-i-provimeve-perfundimtare-per-klasat-e-teta/ https://bujanoci.net/lajm-i-rendesishem-per-semestrantet-e-sh-f-naim-frasheri-ne-bujanoc-publikohet-orari-i-provimeve-perfundimtare-per-klasat-e-teta/#respond Sun, 14 Jun 2026 18:46:02 +0000 https://bujanoci.net/?p=50268 Shkolla Fillore „Naim Frashëri“ në Bujanoc ka lëshuar një njoftim zyrtar për të gjithë nxënësit e klasave të teta dhe prindërit e tyre, duke zbardhur datat dhe rregullat e provimeve përfundimtare të cilat nisin këtë të hënë.

nnnn

​Provimet, të cilat janë obligative për të gjithë nxënësit që përfundojnë ciklin fillor, do të shtrihen në tre ditë radhazi, duke filluar nga data 15 qershor 2026.

nnnn

​Kalendari i plotë i testimeve:

nnnn
    n
  • ​15.06.2026 (E hënë): Provimi nga lënda e Gjuhës Shqipe
  • nnnn
  • ​16.06.2026 (E martë): Provimi nga lënda e Matematikës
  • nnnn
  • ​17.06.2026 (E mërkurë): Testi i zgjedhur (lënda zgjedhore)
  • n
nnnn

​Mobilizim i hershëm: Nxënësit në shkollë që nga ora 08:00

nnnn

​Sipas udhëzimeve të menaxhmentit të shkollës, të gjitha provimet do të startojnë zyrtarisht në ora 09:00. Megjithatë, për shkak të procedurave të rregullta dhe mbarëvajtjes së procesit, nxënësit janë të obliguar të paraqiten në ambientet e shkollës një orë më herët, saktësisht në ora 08:00.

nnnn

​Drejtoria e shkollës u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve për vëmendje maksimale ndaj këtij orari:

nnnn
n

​”Lusim nxënësit që të jenë të përgatitur dhe të respektojnë orarin e përcaktuar. Pjesëmarrja në provime është obligative për të gjithë,” thuhet në njoftimin e shkollës, ku në fund përcillen edhe urimet më të mira për suksesin e gjysmëmaturantëve./BujanociNet/

n
nnnn

n]]>
https://bujanoci.net/lajm-i-rendesishem-per-semestrantet-e-sh-f-naim-frasheri-ne-bujanoc-publikohet-orari-i-provimeve-perfundimtare-per-klasat-e-teta/feed/ 0
Lajm i rëndësishëm për semestrantët e SH.F. „Naim Frashëri“ në Bujanoc: Publikohet orari i provimeve përfundimtare për klasat e teta https://bujanoci.net/lajm-i-rendesishem-per-semestrantet-e-sh-f-naim-frasheri-ne-bujanoc-publikohet-orari-i-provimeve-perfundimtare-per-klasat-e-teta-2/ https://bujanoci.net/lajm-i-rendesishem-per-semestrantet-e-sh-f-naim-frasheri-ne-bujanoc-publikohet-orari-i-provimeve-perfundimtare-per-klasat-e-teta-2/#respond Sun, 14 Jun 2026 18:41:48 +0000 https://bujanoci.net/?p=50277 Shkolla Fillore „Naim Frashëri“ në Bujanoc ka lëshuar një njoftim zyrtar për të gjithë nxënësit e klasave të teta dhe prindërit e tyre, duke zbardhur datat dhe rregullat e provimeve përfundimtare të cilat nisin këtë të hënë.
Provimet, të cilat janë obligative për të gjithë nxënësit që përfundojnë ciklin fillor, do të shtrihen në tre ditë radhazi, duke filluar nga data 15 qershor 2026.
Kalendari i plotë i testimeve:
15.06.2026 (E hënë): Provimi nga lënda e Gjuhës Shqipe
16.06.2026 (E martë): Provimi nga lënda e Matematikës
17.06.2026 (E mërkurë): Testi i zgjedhur (lënda zgjedhore)
Mobilizim i hershëm: Nxënësit në shkollë që nga ora 08:00
Sipas udhëzimeve të menaxhmentit të shkollës, të gjitha provimet do të startojnë zyrtarisht në ora 09:00. Megjithatë, për shkak të procedurave të rregullta dhe mbarëvajtjes së procesit, nxënësit janë të obliguar të paraqiten në ambientet e shkollës një orë më herët, saktësisht në ora 08:00.
Drejtoria e shkollës u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve për vëmendje maksimale ndaj këtij orari:
“Lusim nxënësit që të jenë të përgatitur dhe të respektojnë orarin e përcaktuar. Pjesëmarrja në provime është obligative për të gjithë,” thuhet në njoftimin e shkollës, ku në fund përcillen edhe urimet më të mira për suksesin e gjysmëmaturantëve./BujanociNet/

n]]>
https://bujanoci.net/lajm-i-rendesishem-per-semestrantet-e-sh-f-naim-frasheri-ne-bujanoc-publikohet-orari-i-provimeve-perfundimtare-per-klasat-e-teta-2/feed/ 0
Konjufca i përgjigjet Gjuriqit në KS të OKB-së: Asnjë shtet s’i lejon të huajt e padokumentuar https://bujanoci.net/konjufca-i-pergjigjet-gjuriqit-ne-ks-te-okb-se-asnje-shtet-si-lejon-te-huajt-e-padokumentuar/ https://bujanoci.net/konjufca-i-pergjigjet-gjuriqit-ne-ks-te-okb-se-asnje-shtet-si-lejon-te-huajt-e-padokumentuar/#respond Thu, 09 Apr 2026 16:45:05 +0000 https://bujanoci.net/konjufca-i-pergjigjet-gjuriqit-ne-ks-te-okb-se-asnje-shtet-si-lejon-te-huajt-e-padokumentuar/ Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, i është përgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për pretendimin se me Ligjin për të huajt bëhet shkelje e të drejtave të serbëve në Kosovë.

n

Në Këshill të Sigurimit, Konjufca ka thënë se asnjë shtet nuk lejon që shtetasit e huaj të padokumentuar të mbesin aty, teksa ia ka kujtuar Serbisë trajtimin që ua bën shqiptarëve në Luginë të Preshevës me pasivizimin e adresave.

n

“Bëhet dallimi i qartë midis shtetasve dhe të huajve. Asnjë shtet anëtar i OKB-së e edhe ata të Këshillit të Sigurimit nuk i lejojnë shtetasit e huaj të padokumentuar që të mbeten aty”, ka thënë Konjufca duke shtuar se Ligji për të huajt i Kosovës synon që të përmirësojë shërbimet për të gjithë qytetarët.

n

Konjufca ka thënë se ky ligj nuk është as diskriminues për asnjërin komunitet. “Është ligj me standarde evropiane, por ne nuk mund të lejojmë paralelizma. Ligji për të huajt përfaqëson obligimin që Kosova e ka marrë përsipër sipas marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me BE-në”, ka thënë Konjufca.

n

Konjufca tutje ka thënë se Kosova nuk po synon e as nuk po punon që të mbyllë institucione shëndetësore e arsimore të komunitetit serb, por po sigurohet që ato të veprojnë në kuadër të kornizës ligjore të Kosovës.

n

Kjo ishte përgjigja për Gjuriqin i cili pretendoi se “i vetmi universitet në gjuhën serbe trajtohet si strukturë e paligjshme paralele”.

n

Gjuriqi po ashtu ka pretenduar se Serbia nuk ka synuar të ndërhyjë në proceset zgjedhore, por se ka inkurajuar njerëzit që të marrin pjesë në zgjedhje.

n

– YouTube www.youtube.com

]]>
https://bujanoci.net/konjufca-i-pergjigjet-gjuriqit-ne-ks-te-okb-se-asnje-shtet-si-lejon-te-huajt-e-padokumentuar/feed/ 0
Media Online fantazmë në Luginën e Preshevës – zgjohet vetëm kur ndahen paratë e buxhetit https://bujanoci.net/media-online-fantazme-ne-luginen-e-presheves-zgjohet-vetem-kur-ndahen-parate-e-buxhetit/ https://bujanoci.net/media-online-fantazme-ne-luginen-e-presheves-zgjohet-vetem-kur-ndahen-parate-e-buxhetit/#respond Thu, 12 Mar 2026 21:46:31 +0000 https://bujanoci.net/?p=16262 Në hapësirën mediatike të Luginës së Preshevës po vazhdon një fenomen që prej vitesh kalon pothuajse pa u diskutuar publikisht: ekzistenca e disa portaleve që shfaqin aktivitet vetëm në periudha të caktuara, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të vitit mbeten të heshtura.

nnnn

Bëhet fjalë për faqe që në shumicën e kohës nuk prodhojnë lajme lokale, nuk trajtojnë çështje me interes për qytetarët dhe nuk publikojnë analiza apo artikuj informues për tema si shëndetësia, arsimi, teknologjia apo zhvillimet ekonomike në rajon, thuhet ne një investigim të realizuar nga Bujanoci.Net ku percjell shum media lokale të cilat egzistojn shumica në Facebook e shum pak si Webportale.

nnnn

Megjithatë, sa herë afrohen fushatat zgjedhore ose shpallen konkurset për ndarjen e fondeve publike për media, këto portale “ringjallen”. Brenda pak ditësh ato fillojnë të publikojnë një numër të madh lajmesh, komunikatash dhe aktivitetesh politike, duke krijuar përshtypjen e një aktiviteti të vazhdueshëm mediatik.

nnnn

Vëzhgimet në këtë hapësirë tregojnë se një pjesë e këtyre portaleve publikojnë përmbajtje që lidhen kryesisht me subjekte të caktuara politike ose me aktivitete që përkojnë me momentet kur institucionet vendore dhe organizatat shpërndajnë buxhete për projekte mediatike.

nnnn

Por ky “aktivizim” zakonisht zgjat pak. Pasi përfundojnë proceset e ndarjes së fondeve ose periudhat zgjedhore, aktiviteti i tyre bie menjëherë. Në shumë raste, pas tre apo katër muajsh, këto faqe rikthehen në heshtje të plotë, pa prodhuar pothuajse asnjë përmbajtje të re.

nnnn

Njohës të fushës së medias paralajmërojnë se kjo praktikë jo vetëm që dëmton besimin e publikut ndaj mediave, por gjithashtu ngre dyshime serioze për mënyrën se si përdoren fondet publike të dedikuara për informimin e qytetarëve.

nnnn

Sipas tyre, fondet për media duhet të mbështesin redaksi që punojnë gjatë gjithë vitit, që raportojnë për problemet reale të qytetarëve dhe që kontribuojnë në edukimin dhe informimin e komunitetit.

nnnn

Në një kohë kur qytetarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për media të forta dhe të pavarura, fenomeni i portaleve që aktivizohen vetëm kur ka interes financiar apo politik mbetet një problem serioz për transparencën dhe për cilësinë e informimit publik.

nnnn

Për shumë qytetarë, pyetja që shtrohet është e thjeshtë: a po shkojnë fondet publike tek mediat që punojnë realisht për informimin e shoqërisë, apo tek portale që shfaqen vetëm kur hapen “rubinetat” e buxhetit?

nnnn

n]]>
https://bujanoci.net/media-online-fantazme-ne-luginen-e-presheves-zgjohet-vetem-kur-ndahen-parate-e-buxhetit/feed/ 0