Policia njofton se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Person i Zhdukur. Zhabar, Mitrovicë 1998/1999. Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me datën 13.10.2026, kanë realizuar ekzekutimin e Urdhëresës të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim në varrezat e fshatit Shipol të Komunës së Mitrovicës, ku kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
]]>Nga: Ismet Azizi
Pranvera e vitit 1941 e gjeti Sanxhakun në një nga momentet më të pasigurta të historisë së tij moderne. Mbretëria e Jugosllavisë ishte shembur, territoret e saj po ndaheshin ndërmjet fuqive pushtuese, ndërsa popullsia lokale përballej me pyetjen se nën cilën administratë do të jetonte dhe kush do ta garantonte sigurinë e saj.
Dokumente të botuara nga autorë të ndryshëm tregojnë se, në këto rrethana, drejtuesit lokalë të Bihorit, Rozhajës dhe viseve të tjera të Sanxhakut kërkuan zgjidhje në disa drejtime. Disa delegacione shkuan në Zagreb, të tjera në Tiranë. Kërkesat e tyre nuk ishin vetëm territoriale. Ato përfshinin mbrojtjen e popullsisë, armatimin, administratën, arsimin dhe ndihmën për vendbanimet e shkatërruara.
Këto dokumente janë me interes të veçantë edhe për një debat që vazhdon në historiografi: a mund të përshkruhen të gjitha këto iniciativa thjesht përmes formulës së “Shqipërisë së Madhe” apo realiteti politik i vitit 1941 ishte shumë më kompleks?
Delegacioni i Bihorit të Epërm në Tiranë
Një dëshmi veçanërisht interesante gjendet në librin e Fehim Xhogoviqit [Džogović], Bijela knjiga žrtava Sandžaka 1941-1945 [Libri i Bardhë për viktimat e Sanxhakut (1941-1945)], vëllimi III, kushtuar komunës së Petnjicës.
Duke iu referuar monografisë së Salija Adrovićit, Gornji Bihor [Bihori i Epërm], Xhogoviqi shkruan se një delegacion nga Bihori i Epërm shkoi në Tiranë për të kërkuar: “mbrojtje nga çetnikët dhe, eventualisht, bashkimin e kësaj krahine me Shqipërinë”.
Në delegacion përmenden Dule Agoviq, Smajo Cikotiq, Hajriz Hadroviq, Shuqo Hadroviq, Hasin Koqan, Meta Kozhar, Rashit Liqina, Mujo Mehoviq, Seno Novaliq, Nushko Ramdedoviq, Huso Skenderoviq, Neko Shabotiq, Hajradin Shkrijel dhe Salko Shkrijel.
Po aq interesante është përgjigjja që, sipas burimit, morën delegatët. Atyre iu tha se do të merrnin ndihmë, por se për bashkimin territorial nuk vendosnin ata dhe se duhej kërkuar një mënyrë për bashkëjetesë.
Kjo dëshmi është e rëndësishme sepse tregon se qysh në vitin 1941 në Bihorin e Epërm dy probleme shfaqeshin të lidhura: siguria e popullsisë dhe statusi politik i territorit.
Rozhaja dhe 27 fshatrat e Sanxhakut
Një dokument edhe më i drejtpërdrejtë gjendet në materialet arkivore të botuara nga studiuesi Gjet Ndoj në librin Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore (1939-1944).
Dokumenti mban titullin “Rivendikimet shqiptare të mbetun nën Mal të Zi” dhe lidhet me përfaqësues të Rozhajës dhe 27 fshatrave të Sanxhakut.
Më 4 nëntor 1941 përfaqësuesit e tyre ndodheshin në Tiranë. Lista e kërkesave është jashtëzakonisht domethënëse. Ata kërkonin bashkimin e viseve të tyre me Shqipërinë, dërgimin e nëpunësve shqiptarë, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe dërgimin e 20 mësuesve. Kërkonin gjithashtu që viset e tyre të lidheshin administrativisht me nënprefekturën e Rozhajës.
Por, kërkesa që tregon më qartë gjendjen e sigurisë ishte ajo për armë: “Lusim nxetësisht që të na epen, sa më parë që të jetë e mundun, 1 500 pushkë me fishekë të mjaftueshëm”!
Sipas dokumentit, armët kërkoheshin që popullsia të ishte e përgatitur për mbrojtjen e territorit.
Përfaqësuesit kërkonin gjithashtu ndihmë për njerëzit që vuanin nga uria, mungesa e strehimit, të ftohtit dhe sëmundjet, si dhe ndihmë për rindërtimin e shtëpive të djegura.
Në fund të dokumentit thuhet se delegatët, duke ardhur në Tiranë, kishin lënë popullsinë e tyre në kushte të vështira dhe nën kërcënimin e sulmeve të reja.
Burimi është veçanërisht i rëndësishëm sepse Gjet Ndoj jep edhe referencën e dokumentit origjinal: Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 149, Dosja 1184, fletët 24-26, 4 nëntor 1941.
Jo vetëm një orientim politik
Dokumentet e tjera të vitit 1941 tregojnë se Sanxhaku nuk kishte një orientim të vetëm.
Fehim Xhogoviqi përmend edhe një delegacion prej pesë vetash që më 15 maj 1941 shkoi në Zagreb dhe paraqiti një peticion për lidhjen me Bosnjën, duke pretenduar se përfaqësonte dhjetë rrethe, ndër to Beranën, Bijello Polen, Sjenicën, Pazarin e Ri, Tutinin dhe Rozhajën. Kjo është shumë e rëndësishme. Do të ishte historikisht e pasaktë të thuhej se “Sanxhaku kërkonte Shqipërinë” ose, në drejtimin tjetër, se “Sanxhaku kërkonte Bosnjën”.
Burimet dëshmojnë akterë të ndryshëm, orientime të ndryshme dhe interesa lokale që jo gjithmonë përputheshin. Pikërisht për këtë arsye dokumentet duhet të lexohen përpara se mbi to të vendosen etiketat e historiografisë së mëvonshme.
Nga Bihori e Rozhaja te Sjenica dhe Bijello Pole
Në studimin e tij Stara Raška pod italijanskom okupacijom 1941-1943 [Rashka e Vjetër nën pushtimin italian, 1941-1943], historiani serb Milutin Zhivkoviq [Živković] trajton këto zhvillime nën kornizën “prijësit myslimanë dhe ‘Shqipëria e Madhe’”. Por, vetë dokumentacioni që ai paraqet lejon një lexim më të diferencuar.
Në një fazë të mëvonshme, Bedri Pejani propozonte krijimin në Kosovë të një force prej 120-150 mijë njerëzish dhe zgjerimin e kufirit të shtetit shqiptar në mënyrë që në të të përfshiheshin i gjithë rrethi i Mitrovicës, Sjenica, Rozhaja dhe Bijello Pole. Edhe këtu duhet bërë një dallim: dokumenti përmend Bijello Polen, jo Bihorin si emërtim territorial. Megjithatë, përfshirja e Bijello Poles është me rëndësi për historinë e Bihorit për shkak të rolit të këtij qyteti si qendër administrative dhe urbane e lidhur ngushtë me krahinën.
Siguria dhe territori
Kur këto dokumente lexohen së bashku, del një pamje më komplekse e vitit 1941.
Në Bihorin e Epërm kërkohej mbrojtje nga çetnikët dhe shqyrtohej mundësia e bashkimit me Shqipërinë. Në Rozhajë dhe 27 fshatra të Sanxhakut kërkoheshin 1 500 pushkë, shkolla shqipe, mësues, administratë, ndihmë humanitare dhe ndryshim i statusit territorial. Në pjesë të tjera të Sanxhakut kishte orientime drejt Bosnjës.
Pra, kërkesat territoriale nuk mund të shkëputen nga pyetja që njerëzit e asaj kohe e konsideronin jetike: Kush do ta mbronte popullsinë pas shpërbërjes së Jugosllavisë? Kjo pyetje merr rëndësi të veçantë kur shihet nga perspektiva e asaj që do të ndodhte vetëm dy vjet më vonë.
Në janar 1943, Bihori i Poshtëm do të përjetonte një nga tragjeditë më të rënda të popullsisë myslimane të kësaj hapësire gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dokumentet e vitit 1941 tregojnë se frika nga sulmet dhe kërkimi i një sistemi më të gjerë mbrojtjeje kishin filluar shumë më herët.
Prandaj, lidhja historike nuk duhet ndërtuar me formulën e thjeshtë se masakra e Bihorit krijoi orientimin politik drejt Kosovës ose Shqipërisë. Dokumentet tregojnë të kundërtën: orientimet politike ekzistonin më herët; përvoja e dhunës dhe pasigurisë ua shtoi atyre gjithnjë e më shumë dimensionin e mbrojtjes dhe të mbijetesës.
Kjo është pikërisht arsyeja pse dokumentet e vitit 1941 meritojnë të rilexohen sot. Ato nuk na tregojnë vetëm ku dëshironin të përkisnin disa prej aktorëve të Sanxhakut. Na tregojnë edhe nga çfarë kishin frikë dhe çfarë kërkonin për të mbijetuar. /Telegrafi/
________________
Burimet kryesore:
Fehim Džogović, Bijela knjiga žrtava Sandžaka 1941-1945, knj. III: Opština Petnjica (Podgorica, 2021), 23-24.
Salija Adrović, Gornji Bihor (Berane, 1995), 100-101.
Gjet Ndoj, Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore (1939-1944) (Tiranë: Fast Print, 2023), 169-170; AQSH, F. 149, D. 1184, fl. 24-26, 4 nëntor 1941.
Milutin Živković, Stara Raška pod italijanskom okupacijom 1941-1943, knj. I, 394-400.
n
Sipas rezultateve të deritanishme, LVV kryeson në Prishtinë, Kaçanik, Lipjan, Vushtrri, Pejë, Suharekë, Rahovec, Dragash, Podujevë, Kamenicë, Obiliq, Mitrovicë, Han të Elezit, Ferizaj, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Prizren, Fushë Kosovë, Klinë dhe Viti.
n
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po mban epërsinë në tri komuna, përkatësisht në Skenderaj, Drenas dhe Malishevë.
n
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kryeson në Deçan dhe Junik, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) deri më tani po prin vetëm në Istog.
n
Ndërkaq, Lista Serbe vazhdon të kryesojë në dhjetë komunat me shumicë serbe.
n
Rezultatet mund dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit të votave në të gjitha komunat e vendit./Telegrafi/
]]>n
Shtetasit e huaj nga sot mund të fillojnë aplikimin për lejeqëndrim ose për deklarimin e adresës së tyre në vend, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të qarkullimit të automjeteve dhe evidencës së të huajve në Kosovë.
n
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elsahni ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i ligjit për automjetet që qarkullojnë me autorizime jo adekuate, duke paralajmëruar se veturat me dokumente të tilla nuk do të lejohen të lëvizin në rrugët e Kosovës.
n
Ai tha për KosovaPress, se deri tani në rrugët e veriut janë hasur raste kur qytetarë të Kosovës kanë drejtuar automjete të regjistruara në Serbi me autorizime që nuk konsiderohen të vlefshme.
n
“Zbatimi i ligjit për automjete në praktikë do të thotë se veturat të cilat deri tani janë hasur në rrugët e veriut të Kosovës me autorizime të Serbisë, të cilat nuk kanë qenë adekuate – që do të thotë shtetas kosovar ka vozitur veturë të Serbisë me autorizim – ato nuk do të lejohen. Ndërsa praktikisht implementimi i këtij ligji është që policia në vendin e ngjarjes vendos se a duhet të lirohet personi, sepse ka mundësi që ka ndonjë rast urgjent ose sëmundje, ose ka ndonjë rast urgjent. E dyta është me iu shqiptuar tiketë, që është 200€, dhe e treta është me marrë veturën dhe ta dërgojë në doganë. Deri tani kemi disa raste ku kemi dhënë vërejtje për këta qytetarë, sepse ata duhet të kenë kujdes që mos të lëvizin në rrugët e Kosovës pa autorizim adekuat. Në rast se kemi autorizime jo adekuate dhe qytetarët dëshirojnë të dërgojnë veturën në Serbi, e kemi lejuar që të dalin këta në kufi, mirëpo nuk kanë mundësi të hyjnë pa dokumente përkatëse. Nëse vetura është e paregjistruar, ka skaduar afati ose autorizimi nuk vlen, ata mund ta vendosin veturën në automjetin e transportit ose ta dërgojnë në Serbi dhe ne nuk i pengojmë, por për të hyrë duhet të kenë dokumente adekuate.”, tha ai, duke shtuar se deri më tani nuk kanë hasur ndonjë problem në implementimin e ligjit.
n
“Deri tani nuk kemi asnjë problem për të theksuar; qytetarët në fakt e kanë ditur që më herët kjo do të ndodhë. Ndoshta disa kanë shpresuar se mund të zgjatet ky afat, por për ne është shumë me rëndësi të fillojë zbatimi i këtij ligji me pikëpyetje. Pa i dëmtuar qytetarët – dmth, jemi duke bërë një mënyrë shumë të qetë dhe të rehatshme për qytetarët, edhe pse ata që kanë vozitur vetura deri tani nuk do të ndihen të rehatshëm sepse nuk mund të vozisin më, por ne nuk po e bëjmë të vështirë implementimin e këtij ligji”- tha Elshani.
n
Ndërkohë, duke folur për Ligjin për të huajt, Elshani theksoi se çdo shtetas i huaj duhet të raportojë në stacion policor brenda 72 orëve nga momenti i hyrjes në Kosovë.
n
“Ligji për të huaj kërkon që policia të ketë qytetarin e raportuar në stacionin policor brenda 72 orëve nga momenti që ai hyn në kufi. Sidoqoftë, tash Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Policinë e Kosovës kanë krijuar një aplikacion shumë të thjeshtë, ku vetë qytetarët mund të lajmërohen vetë. Praktikisht, kjo do të thotë se në rast se ne hasim studentë ose persona gjatë kryerjes së detyrave tona dhe i pyesim nëse janë të regjistruar, ata mund të thonë jo, sepse kanë hyrë sot dhe nuk ka obligim menjëherë, për shkak të afatit 72 orësh. Mirëpo, nëse duan të regjistrohen, mund ta bëjnë direkt në aplikacion në momentin që janë aty. Për ne është me rëndësi të jemi të evidentuar, dhe përmes QR Code-it që gjendet në aplikacion mund ta verifikojmë. Konsiderojmë që nuk do të ketë problem, duke lehtësuar implementimin e këtyre dy ligjeve,” theksoi zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
n
Drejtori i OJQ-së ACDC, Dushan Radakoviq, ka deklaruar për KosovaPress, se personat që kanë vetëm dokumente të Serbisë dhe jetojnë në Kosovë, duhet të aplikojnë për dokumente të Kosovës gjatë periudhës tranzitore tre mujore, ndërsa theksoi se disa çështje praktike, sidomos rreth automjeteve dhe autorizimeve për vozitje, mbeten problematike dhe kërkojnë zgjidhje institucionale përmes dialogut.
n
Ai tha se pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja më 15 mars, një nga problemet kryesore lidhet me autorizimin e vozitjes së automjeteve për personat që kanë vendbanim dhe dokumente të Kosovës, por që përdorin vetura pa dokumente të lëshuara nga Serbia.
n
“Me problem është me veturë me autorizuar kur nuk ka dokumente prej Serbisë, kur ka vendbanim këtu, kur ka letërnjoftim të Kosovës, qoftë Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë. Definitivisht është problem me autorizuar vozitjen në Kosovë. Unë jam së bashku me policinë duke e monitoruar procesin e policisë në trafik, tash është vetëm verbal, nuk bën pozitë, deri tash nuk është shënuar ndonjë tiketë. Tash të shikojmë se çka duhet me bo për 5 deri në 7 ditë se çka duhet me bo me këto. Definitivisht është shumë problem edhe duhet të diskutohet me Brukselin ose me Orav, edhe me Qeverinë për këto probleme. Tjetra, prej Serbisë me targa prej Serbisë nuk është problem, vozit 90 ditë dhe për këto 90 ditë del jashtë prej Kosovës dhe vjen edhe kalkulohen këto ditë sa rrin në Kosovë ose vetëm jashtë ose hyn. Këtu nuk është problem vetëm me komunitetin, por është problem edhe me shqiptarët prej Preshevës, Bujanocit, Vranjës edhe Medvegjës, edhe definitivisht është diçka konkrete për problemet te këto”, tha ai.
n
Ai u ka rekomanduar qytetarëve të Kosovës që kanë vetëm dokumente të Serbisë, që të aplikojnë për dokumentet e Kosovës.
n
“Me ligjin për vendbanim për personat kur kanë dokumente vetëm të Serbisë në Kosovë, për këto 3 muaj të këqyren deklaratat se çka me bo, janë dokumentet, aplikoni për dokumentet e Kosovës. Për këtë periudhë tre muaj është më mirë të aplikoni për dokumente të Kosovës, është mirë për zgjedhje për krejt, jo vetëm tash”- tha Radakoviq.
n
Ai shtoi se integrimi i institucioneve në Kosovë, përfshirë spitalet dhe shkollat, duhet të vazhdojë si pjesë e procesit të dialogut, duke theksuar se dialogu është mënyra më e mirë për të shmangur incidentet dhe për të gjetur zgjidhje për qytetarët.
n
“Definitivisht është dialogu me Brukselin. Këtu është pak, definitivisht diçka për integrimin e spitaleve dhe shkollave, është integrimi për procesin në Kosovë dhe këtu definitivisht është e para për diskutim. Tjetër ishte takimi dhe tjetër do u diskutua, duhet të shikojmë se çka bëhet me procesin. Për mua është më mirë të ketë dialog, pa dialog ka incidente. Me dialog definitivisht ka diçka për krejt, edhe për komunitetin, edhe për Kosovën, edhe për qytetarin e Kosovës.”- tha ai.
n
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 16 mars 2026 nis zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete. Sipas MPB-së, nga kjo datë shtetasit e huaj mund të aplikojnë për lejeqëndrim ose të deklarojnë adresën e tyre në Kosovë, ndërsa institucionet do të regjistrojnë të dhënat e lindjes, martesës dhe vdekjes të regjistruara më parë në institucionet paralele serbe dhe do të njohin përkohësisht dokumentet e identitetit të lëshuara nga këto struktura.
n
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë dokumentet e identitetit për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente kosovare, si pjesë e përpjekjeve për një zbatim të drejtë dhe gjithëpërfshirës të ligjit.
n
Ky vendim vjen pas një takimi në Prishtinë mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, dhe është përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe nga Serbia.
]]>“Roli dhe përgjegjësia e këtij grupi është të qartësojë kërkesat që parashohin ligjet, por në të njëjtën kohë edhe angazhimin e shtetit në raport me subjektet që preken nga ligjet, me qëllim lehtësimin e zbatimit të plotë të tyre”, tha ai, por nuk saktësoi se kush bën pjesë në këtë grup pune.
nnnnKryeziu theksoi se përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë veçse janë njoftuar me këtë grup dhe “kanë zhvilluar takime fillestare”.
nnnnMë herët, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka bërë të ditur se për këto çështje ka zhvilluar dhjetëra takime me përfaqësues ndërkombëtarë, duke thënë se ndërkombëtarët kanë vendosur që të “formojnë edhe një ekip të veçantë ekspertësh që merret me zgjidhjen e këtij problemi”.
nnnnRadio Evropa e Lirë iu drejtua Bashkimit Evropian dhe vendeve të QUINT-it me pyetje nëse kanë marrë pjesë në formimin e ekipit të ekspertëve, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.
nnnnFaza e parë e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe atij për automjete ka nisur më 16 janar dhe do të zgjasë deri 15 mars. Gjatë kësaj periudhe parashihet një fushatë informuese për qytetarët lidhur me dy ligjet.
nnnnZbatimi i këtyre rregullave që dalin nga këto ligje do të prekë pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, të cilët deri më tani kanë drejtuar me autorizim automjete me targa të ndonjë qyteti në Serbi ose që nuk posedojnë dokumente të Kosovës.
nnnnNjë grup organizatash joqeveritare serbe njoftoi më 23 janar se, lidhur me paralajmërimin për zbatimin e plotë të Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet, ka biseduar me përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë dhe i ka ftuar ata për një angazhim më të madh për këtë çështje.
nnnnNisma e Re Shoqërore, Qendra për Veprime Afirmative Shoqërore, Aktiv dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të insistojë në “konsultime të gjera dhe gjithëpërfshirëse me komunitetin serb, që do të përfshinin përfaqësues relevantë politikë, shoqërinë civile dhe komunitetin akademik, si parakusht për çfarëdo hapash të mëtejmë lidhur me këto korniza ligjore”.
nnnnNdërkaq, udhëheqësi i partisë Për liri, drejtësi dhe mbijetesë, Nenad Rashiq, u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë, e veçanërisht Listës Serbe, që “të marrin përgjegjësi dhe të përfshihen në mënyrë aktive në hartimin e propozimeve juridiko-teknike”, me qëllim që të sigurohet tranzicioni në zbatimin e Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet.
nnnnRashiq vlerësoi se është përgjegjësi e politikanëve të gjejnë forma se si “në mënyrë efikase dhe racionale të përshtatemi me zbatimin e tyre”.
nnnnNë anën tjetër, Lista Serbe përmes një reagimi tha se Rashiq “pa asnjë legjitimitet dhe mbështetje nga populli serb merr pjesë në pushtetin e Albin Kurtit dhe voton për të gjitha masat që janë të drejtuara kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi”.
nnnnRashiq ka qenë ministër në Qeverinë e Albin Kurtit pasi Lista Serbe në nëntor të vitit 2022 u largua nga institucionet e Kosovës. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend, ndërkaq Rashiq e fitoi një.
nnnnKryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 16 janar deklaroi se, krahas zbatimit të Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet, është e domosdoshme integrimi i institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, duke shtuar se procesi do të zbatohet në koordinim me Bashkimin Evropian dhe se do të merren parasysh shqetësimet e komuniteteve joshumicë.
nnnnInstitucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë funksionojnë brenda sistemit të Serbisë dhe janë pothuajse të vetmet që autoritetet e Kosovës nuk i kanë mbyllur gjatë dy vjetëve të fundit në kuadër të aksionit për mbylljen e institucioneve serbe, pasi Prishtina i konsideron ato si paralele dhe ilegale.
nnnnPunonjësit e këtyre institucioneve, veçanërisht profesorët dhe studentët në Universitetin e Mitrovicës së Veriut, mund të përballen me probleme kur të nisë zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt, sepse, sipas udhëzimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të publikuar më 16 janar, të gjithë ata që nuk kanë dokumente kosovare duhet të posedojnë leje pune ose licencë për punë, për të cilën kërkesa dorëzohet pranë Agjencisë Kosovare për Punësim.
nnnnNë praktikë, kjo do të thotë se institucionet arsimore dhe shëndetësore të sistemit serb duhet të kenë licencë nga institucionet kosovare.
nnnnUdhëzimi i MPB-së saktëson gjithashtu se për qëllime studimi, bashkimi i familjes, arsye humanitare, kërkime shkencore dhe rrethana të tjera të parashikuara me ligj, nevojitet posedimi i lejes për qëndrim të përkohshëm dhe plotësimi i kushteve të tjera të përcaktuar në ligj, në varësi të qëllimit të qëndrimit.
nnnnGjithashtu, parashikohet që shtetasit e huaj në Kosovë mund të qëndrojnë deri në 90 ditë, ndërsa çdo qëndrim më i gjatë kërkon dorëzimin e kërkesës për leje qëndrim.
nnnnNëse dikush shkel këto rregulla, organet kompetente mund të ndërmarrin masa të parashikuara me ligj, të cilat mund të përfshijnë heqjen e lejes së qëndrimit, gjobitje, dëbim ose ndalim të hyrjes në territorin e Kosovës.
n]]>