Ballina Lajme nacionale Seanca gjyqësore për rastin “Vizat”, tentohet të mbahet për herë të tretë...

Seanca gjyqësore për rastin “Vizat”, tentohet të mbahet për herë të tretë këtë vit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Për herë të tretë këtë vit tentohet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Vizat”.

Për të tretën herë këtë vit, sot do të tentohet të nisë gjykimi në rastin e njohur si ‘Vizat’ e ku protagonistë janë ish-deputeti Ukë Rugova , ish-ministri Artan Haraqija e 19 të akuzuarit e tjerë.

Ka më shumë se një vit e gjysmë prej kur nuk ka arritur të mbahet asnjë seancë gjyqësore ndërsa aktakuza është ngritur që tri vjet, raporton Koha Ditore.

Prej atëherë ligjërisht nuk ka asnjë seancë të përfunduar. Në seancën gjyqësore janë të pranishëm 20 të akuzuar. Njëra e akuzuar mungon.

Ligjërisht procesi gjyqësor nuk mund të fillon nëse në seancë nuk janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit përveç rasteve kur gjykata veçon lëndën ndaj personit të akuzuar që mungon.

---- ----
-----