Ballina Lajme nacionale Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën mund të shtyhet nga Britania...

Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën mund të shtyhet nga Britania e Madhe

15
SHPËRNDAJE

Britania e Madhe shtyn seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Britania e Madhe raportohet se mund të qëndrojë prapa vendimit për shtyrjen e mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e caktuar për 31 tetor.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e caktuar për 31 tetor, është nën dyshim të madh dhe pas gjithë kësaj qëndron Britania e Madhe, raportpon e përditshmja serbe “Veçernje Novosti”.

Ajo shkruan se mbledhja në New York mund të shtyhet edhe për shkak se në takim nuk është në gjendje të marrë pjesë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, transmeton lajmi net.

“Novosti” shkruan se Mbretëria e Bashkuar qëndron pas kësaj, duke marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit më 1 nëntor, në mënyrë që, me kërkesën bërë një muaj më parë, agjenda e planifikuar të mund të ndryshonte, domethënë do të largonte debatin për Kosovën

Ish ministri i jashtëm serb, Vladislav Jovanoviq ka thënë për “Novosti” se: “Kjo mund të jetë një manovër e mbrojtësve të shqiptarëve në mënyrë që tema e Kosovës sërish të tërhiqet nga OKB-ja”, por shtoi se mendon se kjo nuk do të kalojë.

“Novosti” shkruan se është e mundur se Britania e Madhe dëshiron që Kosova të jetë temë e diskutimit kur ata të jenë kryesues të mbledhjes në mënyrë që ta drejtojnë diskutimin, por nuk përjashtohet mundësia edhe të mos e ftojnë fare në mandatin e tyre.

E përditshmja serbe shkruan se njësoj ishte vepruar në gushtin e dy viteve më parë kur kishin refuzuar të vendosin raportin mbi Kosovën në rendin e ditës.