Ballina LifeBizare Së shpejti fillon ndërtimi i hotelit të parë në botë, në gjithësi

Së shpejti fillon ndërtimi i hotelit të parë në botë, në gjithësi

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Voyager Class është pagëzuar hoteli i parë në botë, që do të ndërtohet në gjithësi. Ai do të akomodojë 400 persona.

Ky hotel do të ofrojë dhoma, bare, kinema, restorante dhe llixhë.

Kompania e cila do të ndërtojë këtë hotel është Orbital Assembly Corporation, e cila ka thënë se ndërtimi i hotelit do të fillojë në vitin 2025, me qëllim që të jetë funksional kah viti 2027.

Kjo kompani po ashtu është e përqendruar në kolonizim të gjithësisë, diçka që ka për qëllim të arrijë në stacionin Voyager Station.

Ky stacion përshkruhet si stacion rrotullues i gjithësisë, i disajnuar që të prodhojë nivele të ndryshme të gravitetit artificial me shtim apo pakim të shkallës së rrotullimit.

Ai në fillim të akomodojë dy agjenci nacionale të agjencisë që do të kryejnë studime të gravitetit të ulët, dhe turistë në gjithësi të cilët kanë vendosur të përjetojnë jetën në stacionin e madh të gjithësisë me komoditet prej graviteti të ulët dhe të kenë ndjejën e një hoteli të mirë.

Ky akomodim unik do të përbëhet nga dy rrathë koncentrik, njëri i brendshëm e tjetri i jashtëm. Rrethi i brendshëm do të jetë si qendër lidhëse, e tjetri thuajse shtylla e stacionit, që do të mundësojë vendosjen e moduleve të banueshme, paneleve solare, radiatorëve dhe sistemit hekurudhor për transport (ku njerëzit do të lëvizin lirshëm).

Nën rrethin e jashtëm do të ketë disa struktura, ku secila nga to do të kryejë ndonjë punë, si psh disa mund ti shiten NASA-s për studime, e të tjera mund të shfryëzohen për akomodim.

Sipas Space.com, ka vite që është biseduar për këtë plan. Kjo ndodhi në vitin 2012 kur u themelua fondacioni Gateway Foundation. Qëllimi i themelimi të këtij fondacioni ishte ndërtimi i portit të parë në gjithësi.

Ky fondacion në faqen e tij të internetit sqaroi se për të ndërtuar portin e parë, duhet që fillimisht të ndërtojnë disa struktura të vogla. “Një prej projekteve të rëndësishme të Vojager Class është ndërtimi i stacioneve rrutulluese në gjithësi. Ky do të jetë projekti i parë komercial i ndërtimiy githësi në histori”, shkruan në sajtin e tyre./21Media

The post Së shpejti fillon ndërtimi i hotelit të parë në botë, në gjithësi appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----