
Lidhja e tyre është mjaft e komentuar në rrjetet sociale dhe shpeshherë janë edhe në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Fero dhe Arbenita duket se gjejnë gjithmonë mënyrën se si të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, reperi ka publikuar në “Instastory” një video paksa intime ku ai shfaqet së bashku me modelen seksi në shtrat.
Arbenita është duke fjetur në krahët e tij, teksa ai ka vendosur që këtë moment ta filmojë e ta ndajë me ndjekësit e tij të shumtë.
Ndërkohë kujtojmë se nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë përfolur për ndarje, por ata gjithnjë e kanë vërtetuar se janë bashkë dhe shumë të lumtur.