Ballina Lajme nacionale Scotti kujton vëllezërit Bytyçi, kërkon dënim për ekzekutorët

Scotti kujton vëllezërit Bytyçi, kërkon dënim për ekzekutorët

30
SHPËRNDAJE

Kyle Scotti përkujton ditën kur u gjetën pa shenja jete vëllezërit Bytyçi, kërkon dënim për ekzekutorët.

Në një postim në anglisht dhe në serbisht, ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, ka përkujtuar se si sot, para 18 vjetësh, në vendin Petrovo Selo në Serbi, është zbuluar varreza masive me trupat e 75 kosovarëve që kanë humbur jetën nga forcat ushtarake e policore të Serbisë në Kosovë gjatë luftës në vitin 1999, transmeton Koha net.

Kyle Scott ka përkujtuar se në mesin e këtyre kufomave që u zhvarrosën më 14 qershor të vitit 2001, kanë qenë edhe trupat e tre shtetasve amerikanë me mbiemrin Bytyçi.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi jkanë humbur jetën pas përfundimit të luftës në Kosovë, në korrikun e vitit 1999.
Ata kanë humbur jetën derisa kanë qenë të arrestuar nga Policia e Serbisë dhe derisa mbaheshin në një burg të saj në Prokuple.

“Vdekja e bërë nga ata që duhet ta zbatojnë ligjin, ende ka mbetur e padënuar”, ka shkruar sot Scott.

Më herët gjatë këtij muaji ambasadori Scott kishte thënë se SHBA-ja nuk mund ta harrojë humbjen e jetës së tre shtetasve të saj me origjinë nga Kosova.

-----