Ballina Lajme nacionale Scott kërkon që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më parë, SHBA-të do...

Scott kërkon që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më parë, SHBA-të do të ndihmojnë

5
SHPËRNDAJE

Kosova dhe Serbia pritet që shumë shpejt të kthehen në tavolinën e bisedimeve për të arritur marrëveshje për zgjidhjen përfundimtare të problemeve mes vete.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se çdo vonesë që bëhet drejt arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e largon rajonin nga e një e ardhme stabile, gjë të cilët e dëshirojnë edhe Prishtina por edhe Beogradi.

“Çdo ditë pa të (marrëveshje) është një hap larg nga e ardhmja e qëndrueshme e dëshiruar nga të dy shtetet”, ka thënë Scott, shkruan N1, transmeton express.

Teksa ka folur për emërimin e Mattheë Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se një vendim i tillë i Sekretarit, Mike Pompeo, është një sinjal i qartë që Ëashingtoni dëshiron të bëjë gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje e cila do t’i kontribuonte stabilitetit të të gjithë rajonit.

Sipas tij, për t’u arritur një marrëveshje mes dy palëve do të jetë e nevojshme ndihma e Palmerit, por sigurisht edhe e liderëve të dy shteteve.

Ambasadori amerikan në Beograd, thotë se sa më shpejtë që të arrihet marrëveshja, aq më mirë është për të gjithë.

“Me ndihmën e Palmerit, por më shumë me ndihmën e liderëve të mençur dhe të guximshëm në Prishtinë e Beograd, ajo ditë do të vijë. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka thënë Kyle Scott.