Ballina Teknologji Sauditët, 20 miliardë dollarë për inteligjencën artificiale

Sauditët, 20 miliardë dollarë për inteligjencën artificiale

19
SHPËRNDAJE

Arabia Saudite do të investojë 20 miliardë dollarë (16.9 miliardë euro) në inteligjencën artificiale deri në vitin 2030, thanë autoritetet atje.

Ekonomia më e madhe e botës arabe nisi një strategji të inteligjencës artificiale në tetor për të tërhequr investitorë si pjesë e planit ambicioz të Vizionit 2030 të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman për të lehtësuar varësinë e vendit nga nafta.

“Arabia Saudite do të investojë 20 miliardë dollarë deri në vitin 2030”, tha Abdulhah Al-Ghamdi, drejtor i Drejtorisë së të Dhënave dhe Inteligjencës Artificiale, themeluar në vitin 2019, raporton AFP.

Sipas tij, shteti dëshiron që inteligjenca artificiale të jetë një përbërës i ekonomisë alternative përmes ndërmarrjeve fillestare dhe inovative.

“Ne e shohim inteligjencën artificiale si një burim të kursimeve dhe të ardhurave shtesë”, shtoi Ghamdi përpara një samiti në internet të liderëve të G20.

Ashtu si shtetet e tjera të pasura me energji të Gjirit, Arabia Saudite është veçanërisht e përqendruar në teknologjitë për të diversifikuar ekonominë e saj të prekur nga çmimet e ulëta të naftës dhe epidemia e virusit koronar.

-----