Ballina Lajme Bota/Rajoni Sarkozy u arrestua për korrupsion, bashkëshortja e tij Carla Bruni poston foton...

Sarkozy u arrestua për korrupsion, bashkëshortja e tij Carla Bruni poston foton intime: Çfarë situate e çmendur dashuria ime

138
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Carla Bruni tha se ‘lufta vazhdon’ në një postim në Instagram sot pasi burri i saj, ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion.

Sarkozy-së iu dha sot një dënim me tre vjet burg, me dy vjet që iu hoqën. Por ekziston dhe mundësia e arrestit shtëpiak me një byzylyk elektronik.

Ish-Presidenti është pothuajse i sigurtë se do të apelojë dhe mbetet i lirë.

Kantautorja 53-vjeçare Carla Bruni shprehu në Instagram zemërimin e saj për vendimin e gjykatës.

Ajo hodhi një foto intime të çiftit dhe shkruajti: “Çfarë situate e çmendur dashuria ime @nicolassarkozy …. Lufta vazhdon, e vërteta do të mbizotërojë”.

Jo shumë kohë pasi burri i saj u shpall fajtor dhe ajo postoi mesazhin e saj në Instagram, Carla Bruni u pa në Paris.

Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion sot në një gjykatë në Paris dhe u dënua për përpjekjen për të ndikuar në mënyrë të paligjshme tek një gjykatës gjatë kohës që ishte në detyrë.

---- ----
----
-----
-----