

Të premten, Samsung nxjerr në treg Galaxy Fold, telefonin e tij të shtrenjtë dhe problematik, por që sipas gjigandit teknologjik, tani vjen me përmirësime.
“The Fold” hapet si libër dhe do të bëhet telefoni i parë i palosshëm që përfunduan në duart e konsumatorëve.
Pas Koresë së Jugut, fillimisht ai do të dalë në shitje në Francë, Gjermani, Singapor e Shtetet e Bashkuara.
“The Fold-I” shitet për 1,980 dollarë. Ai duhet të dilte në dyqane në muajin prill, por u tërhoq pas ankesave të klientëve për probleme me palosjen dhe thyerje të ekranit.
Samsung sqaroi se muajt e fundit, specialistët e tij i kanë kaluar duke u përpjekur t’i ndreqin defektet dhe mendojnë se ia kanë dalë mbanë.