Ballina Showbiz Samiti i PPE, gratë e PD “rrethojnë” Silvio Berlusconin

Samiti i PPE, gratë e PD “rrethojnë” Silvio Berlusconin

7
SHPËRNDAJE

Ne Samitin e Partive Popullore Evropiane merr pjesë edhe nje delegacion nga Partia Demokratike me përfaqësuesit e saj.

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi ndonëse prej vitesh nuk ka poste drejtuese në Itali, vijon të jetë një prej figurave më interesante të së djathtës evropiane.

Në këtë Samit, përfaqësueset e Partisë Demokratike kanë shfrytëzuar mundësinë për të patur një kujtim nga ish-kryeministri italian, teksa foton e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Albana Vokshi, Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku janë fotografuar në krah të ish-kryeministrit Berlusconi.

Tre ish-deputetet janë pjesë e delegacionit që udhëhiqet nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mbajti edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

The post Samiti i PPE, gratë e PD “rrethojnë” Silvio Berlusconin appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.