Ballina Lajme nacionale Samiti i Parisit shtyhet nga kushtëzimet

Samiti i Parisit shtyhet nga kushtëzimet

20
SHPËRNDAJE

Kushtëzimet e shtyjnë Samitin e Parisit.

Samiti i Parisit nuk do të mbahet në fillim të korrikut, shkaku i kushtëzimeve të paraqitura një ditë më parë në kryeqytetin gjerman, ku me ndërmjetësimin e autoriteteve të Berlinit dhe Brukselit kanë realizuar një takim të fshehtë përfaqësues të Kosovës dhe ata të Serbisë. Shtyrja është konfirmuar të premten nga kabinetet e nikoqirëve të Samitit, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, shkruan sot Koha Ditore.

Arsyet e shtyrjes së takimit të nivelit të lartë, që për qëllim kishte ringjalljen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk i kanë dhënë as në kryeqytetin e Francës dhe as në atë të Gjermanisë. Por për to kanë folur zyrtarë shtetërorë në Kosovë dhe në Serbi.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se takimet mes palëve nuk do të ndodhin, për aq kohë sa Serbia nuk është e gatshme të diskutojë për njohjen e Kosovës.

“Mendoj që është mirë që po qartësohet çka ka mbetur pa u zgjidhur. Edhe takimi i Berlinit i delegacioneve të nivelit teknik e ka konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbetur pa u zgjidhur është njohja reciproke në kufijtë ekzistues Kosovë-Serbi. Kur palët janë të gatshme të bisedojnë për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues, atëherë edhe ulemi për dialog. Deri atëherë mund të ketë edhe pritje”, ka paralajmëruar Haradinaj.

-----