Ballina AKTUALE Salihi: Nuk ju nënshtrohemi Gazetaries shantazhuese

Salihi: Nuk ju nënshtrohemi Gazetaries shantazhuese

213
SHPËRNDAJE

Sali Salihi nga Partia Demokratike ka reaguar ndaj disa mediav lokale duke i quajtur Gazetaria shantazhuese

“Në momentin kur dikush dëshiron të plotësojë një kërkesë të papranueshme fillon shantazhet për ta frikësuar dikë me qëllim që ta mposht, ta përulë dhe ta detyrojë të veprojë në dobi të dikujt tjetër”.

Kështu po ndodhë edhe në Bujanoc nga gazetarë të caktuar që kanë vetëm një telefon në dorë, që hapin portale në kohë fushate elektorale, dhe që dëshirojnë të pasurohen për vetëm 3 muaj aktivitet.

Lajmet lidhur me rastin e flamurit, se të gjithë politikanët paskën reaguar, kurse vetëm kryetari i Bujanocit paska heshtur, nuk është brengë e ‘gazetarit’, por vetëm një shantazh i rradhës ndaj kryetarit të komunës për ta detyruar atë që t’ia plotësojë kërkesën e paligjshme për ‘vjelje’ të buxhetit komunal.

Reagimi apo heshtja nuk e bënë askend “më shqiptar”, apo “më pak shqiptar”. Pastaj, padia ndaj ngritësve të flamurit kombëtar më 28 nëntor në Bujanoc nuk përbën ndonjë risi. Para kryetarit të KNSH-së janë paditur edhe ish kryetarët e këtij institucioni, janë paditur edhe kryetarët e Bashkësive Lokale, edhe kryetarët e partive politike, e në mesin e tyre është paditur edhe kryetari i PD-së Nagip Arifi kur kishte vendosur flamurin kombëtar në selinë e Partisë Demokratike. Do të paditen edhe të tjerë derisa nuk ndryshon ligji për përdorimin e simboleve kombëtare të pakicave. E, në këtë rast, do të ishte më mirë që ‘gazetari’ të hulumtojë se kompetencë e kujt është zgjidhja e problemit të përdorimit të flamurit kombëtar, dhe a mjafton të vetkënaqemi me reagime?!

Prandaj, për ta zhvendosur opionionin nga ‘avullimi’ i 3 milionë dinarëve në ditën e konstituimit të Kuvendit të ri komunal, provohet që të shantazhohet kryetari i komunës.

Pastaj, ‘gazetari me një telefon në dorë’ e njeh mirë që kryetari i Bujanocit nuk i pranon shantazhet e tilla, dhe nuk ndikohet nga mediat e as nga rrjetet sociale.

Paratë e mediave nga buxheti komunal janë të dedikuara vetëm për media, në këtë rast edhe për gazetarët shantazhues, por do t’i marrin vetëm kur t’i nënshtrohen procedurave me konkurs.

PS. Dëshmitë se edhe kryetari i PD-së dhe i komunës së Bujanocit është paditur. Nuk më kujtohet nëse ka pasur reagime, por e di se reagimet ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e përdorimit të flamurit.

-----