Ballina Lajme nacionale Salianji zbulon skenarin e protestës, ja çfarë do ndodhë para Parlamentit

Salianji zbulon skenarin e protestës, ja çfarë do ndodhë para Parlamentit

9
SHPËRNDAJE

Nëpërmjet një urdhëri të firmosur ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ka spostuar me një orë nisjen e seancës parlamentare të ditës së hënë në mënyrë që procedura e ngritjes së Komisionit parlamentar për hetimin e veprimtarisë së presidentit Meta të përfundoj një orë para nisjes së protestës.

Kështu urdhëri i ri i Ruçit e sposton nisjen e seancës nga ora 18.00 në 17.00, në mënyrë që ajo të përfundojë në ora 20.00 dhe jo në 21.00, sikurse ishte planifikuar në urdhërin e parë dhe kur është lajmëruar nisja e protestës.

Spostimi i seancës, sikurse Ruçi ka deklaruar, është bërë për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm të protestuesve të opozitës ndaj Parlamentit.

Mirëpo sa gjasa ka që që kjo protestë të përsëris të ngjashmet e saja të shumë javëve më parë? Themi të shumë javëve pasi dy protestat e fundit nuk kanë patur episode sulmi të dhunshëm. Pra, a ka një skenar për zhvillimin e protestës së 11 kombëtare të opozitës, me sulm ndaj godinës së Parlamentit?

Në studion e emisionit të lajmeve në TV “Fax News”, ish deputeti Ervin Salianji ka zbuluar veç një pjesë të asaj çka synon protesta…

“Ne i kemi dhënë rëndësi gjithmonë pjesmarrjes së madhe në protestë. Ndërkohë që kërkesat që kemi për të shtruar është largimi i Ramës, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe së fundmi edhe hetimin e shpejtë të dosjeve të dala nga përgjimet e fundit.

Është një tjetër akt i opozitës së bashkuar e cila do të vazhdojë të bind dhe të ofrojë alternative të reja për qytetarët. Për të krijuar mundësi dhe kushte reale për qytetarët shqiptarë që fatkeqësisht po ikin masivisht”, ka thenë Salianji që pyetjes së drejtëpërdrejtë: “Është pjesë e skenarit zhvendosja e protestës para Kuvendit? i është përgjigjur:

“Ne jemi vetëm në situatën ku dimë se do të ketë pjesmarrje të madhe.

Po shkojmë në çdo qytet, po i bëjmë thirrje kudo nëpër media për të marrë pjesë masivisht me 8 korrik”, duke u mos sqaruar se cfare do te beje opozita ne 8 korrik.

-----