Ballina Sport Sadiku dhe Bare/ Surpriza e këndshme për tifozët, mënyra origjinale për argëtim...

Sadiku dhe Bare/ Surpriza e këndshme për tifozët, mënyra origjinale për argëtim (VIDEO)

18
SHPËRNDAJE

Ditët e karantinës janë të vështira për të gjithë, aq më shumë në Spanjën e goditur rëndë nga koronavirusi. Por skuadra e Malaga-s ka menduar të argëtojë tifozët, duke publikuar një video me dy lojtarët shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku.

Ata vendosen para një prove, të interpretojnë Himnin shqiptar, një provë shumë e lehtë, të cilën Bare dhe Sadiku e kryejnë me dëshirën më të madhe.

Sadiku qëndron i ulur, ndërsa Bare kryen një interpretim emocionues të Himnit, ndërsa vendos edhe dorën në zemër.

-----