Ballina Lajme Bota/Rajoni Rusia: Të gjithë të akuzuarit e UÇK-së duhet të dënohen

Rusia: Të gjithë të akuzuarit e UÇK-së duhet të dënohen

17
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka komentuar punën e Gjykatës Speciale në Hagë për krimet e UÇK-së. Kjo ministri ka kërkuar që të gjithë ata që akuzohen për krime të rënda duhet të përballen me ligjin dhe “dënimin e merituar”.

“E rëndësishme është që të gjithë ata që janë fajtorë për krime të rënda, të zbuluara nga raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, të përballen me ligjin dhe dënimin e merituar.

Nuk mund të ketë imunitet këtu,” tha Ministria ruse në një deklaratë për media.

Lidhur me këtë, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës në Qeverinë Kurti, Glauk Konjufca kishte treguar se kush është iniciuesi i vërtet i raportit të Dick Martit që ishte baza e themelimit të kësaj Gjykate.

-----