Ballina Lajme Bota/Rajoni Rusia lëshoi një teleskop kozmik në Liqenin Bajkall

Rusia lëshoi një teleskop kozmik në Liqenin Bajkall

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Moskë, 15 mars – Shkencëtarët rusë kanë ulur një nga teleskopët hapësinorë nënujorë më të mëdhenj në botë në Liqenin Bajkall për të studiuar sekretet e hapësirës nga thellësitë e tij të paprekura.

Një teleskop nënujor i quajtur “Bajkall GVD” ka qenë në ndërtim që nga viti 2015, ndërsa qëllimi i tij përfundimtar është të gjurmojë neutrinë, grimca më e vogël nga të gjitha grimcat e njohura.

Ekspertët kanë zbuluar se neutrini i vetëm ka një masë rreth një milion herë më të vogël se masa e një elektroni.

Shkencëtarët rusë e kanë ulur teleskopin në një thellësi prej 750 deri në 1.350 metra, rreth katër kilometra nga bregu i liqenit.

Neutrinët janë shumë të vështira për t’u zbuluar, kurse uji është një mjet efektiv për këtë.

Modulet optike të teleskopit do të studiojnë fundin e liqenit dhe do të kërkojnë neutrinë, grimcat e vetme që korja e Tokës nuk i ndalon.

Teleskopi është disenjuar që të zbulojë bashkëveprime midis molekulave të ujit në akull dhe grimcat subatomike.

Shkencëtarët rusë thonë se Liqeni Bajkall, liqeni më i madh me ujë të ëmbël në botë, është një vend ideal për të eksploruar për shkak të thellësisë së tij.

Liqeni Baijkall është i thellë 1.620 metra dhe përfshin një sipërfaqe prej 31.500 kilometra katrorë.

Teleskopi ”Bajkall GVD” është rezultat i bashkëpunimit midis shkencëtarëve nga Rusia, Republika Çeke, Sllovakia, Gjermania dhe Polonia.

The post Rusia lëshoi një teleskop kozmik në Liqenin Bajkall appeared first on KOHA.

---- ----
-----