Ballina Lajme Bota/Rajoni Rusia kopjon Kinën, nis me urgjencë ndërtimin e spitalit gjigand për koronavirusin...

Rusia kopjon Kinën, nis me urgjencë ndërtimin e spitalit gjigand për koronavirusin (FOTO)

86
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Autoritetet në Moskë po nxitojnë të kopjojnë stilin kinez duke ndëtuar me shpejtësi një spital të posaçëm ,100 milionë euro, për të përballuar rritjen e pritur të rasteve të koronavirusit vrasës, megjithëse shifra e tyre aktuale e të infektuarve është vetëm 34.

Kryebashkiaku Sergey Sobyanin ka urdhëruar ngritjen e shpejtë të spitalit që do të jetë të paktën 250 metra larg ndërtesës më të afërt rezidenciale dhe rreth 60 km në jugperëndim të Kremlinit.

‘Ju garantoj se nuk do të përbëjë rrezik për popullatën lokale dhe ju kërkoj të kuptoni vendimin tim’, tha kryebashkiaku duke njoftuar se ndërtimi ka nisur.

23 prej rasteve ruse me koronavirus janë identifikuar në Moskë. Sobyanin tha se spitali do të dërtohet me materiale të parafabrikuara, por do të pajiset me aparaturat më të avancuara mjekësore. Shihni fotot.

---- ----
----
-----
-----