Ballina Lajme Bota/Rajoni Rusi/ Hidhet nga dritarja mjeku i tretë ndërsa COVID-19 vazhdon të përhapet

Rusi/ Hidhet nga dritarja mjeku i tretë ndërsa COVID-19 vazhdon të përhapet

45
SHPËRNDAJE

Në Rusi një tjetër doktor është hedhur nga dritarja e spitalit, pas ankesave se ndihej në presion për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Ky është rasti i tretë në vend që një mjek kryen një veprim të tillë. Në dy rastet e mëparshme humbën jetën dy mjeke, 48 dhe 47 vjeçare.

Viktima është Alexander Shulepov, 37 vjeç, i cili pësoi dëmtime të rënda në kokë pasi doli në një video ku thoshte se e kishin urdhëruar që të punonte, edhe pse rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ai bashkë me kolegët e tjerë ngritën shqetësimin se për mjekët mungonin pajisjet mbrojtëse në qytetin e Voronezhit.

I shtrirë në një shtrat në spital, ai më pas publikoi një tjetër video ku i tërhiqte akuzat, edhe pse ka dyshime se është detyruar që ta bëjë një deklaratë të dytë.

Doktori u hodh nga kati i dytë, ku pësoi dëmtime serioze, ndërkohë që tani ndodhet nën trajtim.

-----