Ballina Sport Rummenigge: Lewandowski qëndron, askush nuk e shet një që shënon 60 gola...

Rummenigge: Lewandowski qëndron, askush nuk e shet një që shënon 60 gola në vit

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Robert Lewandowski ka zhvilluar një sezon fantastik. Sulmuesi polak, nën kontratë edhe për dy sezone me Bayern Munich, është përfolur për një largim nga bavarezët në ditët e fundit.

Gjithsesi kampionët e Gjermanisë as që e mendojnë diçka të tillë. Në lidhje me një largim të Lewandowskit ka folur edhe CEO i Bayern, legjenda Karl Heinz Rummenigge.

“Sigurisht që ai do të qëndrojë në ekip”, shprehet ai për Bild, duke qenë i prerë. Më të ai shton: “Më thoni, cili është ai klub që shet një lojtar që shënon 60 gola në një vit?! Agjentët e tij nuk na kanë kërkuar aspak që ta shesim Lewandowskin”. /abcnews.al

 

The post Rummenigge: Lewandowski qëndron, askush nuk e shet një që shënon 60 gola në vit appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----