Ballina Sport Rummenigge: Flick te Gjermania? Vetëm nëse ne të Bayern jemi çmendur

Rummenigge: Flick te Gjermania? Vetëm nëse ne të Bayern jemi çmendur

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kombëtarja gjermane para disa ditësh komunikoi lajmin e largimit të Joachim Loë pas 15 vitesh në krye të stolit të “Panzerave”. Direkt pas këtij lajmi në medie dolën disa kandidatë, më prestigjozët Hansi Flick dhe Jurgen Klopp.

Ky i fundit e nxori menjëherë veten nga gara, ndërsa Flick nuk u prononcua dhe nuk i mbylli derën kombëtares. Si pasojë mediet gjermane raportojnë se përfaqësues të Federatës kanë ndërhyrë për të bindur trajnerin e Bayernit, i cili me sukseset e arritura deri më tani, është një ndër më të suksesshmit në histori.

Në lidhje me këtë temë është prononcuar drejtori i Bayern, Karl Heinz Rummenigge. Ai shprehet se do ishte jo korrekte nëse Federata do të kontaktonte një trajner që ka kontratë përtej qershorit të ardhshëm. Kontrata e Flick me Bayern Munchen përfundon në verën e vitit 2023.

“Vetëm nëse do ishim çmendur nëse do e linim Flick të shkonte. Ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit. Unë mendoj se nuk do ishte korrekte nëse Federata e Gjermanisë do kontaktojë një trajner që ka kontratë më të gjatë se 30 qershori i këtij viti”, tha Rummenigge. /abcnews.al

The post Rummenigge: Flick te Gjermania? Vetëm nëse ne të Bayern jemi çmendur appeared first on Abc News.

---- ----
-----