Ballina Sport Rumania solidarizohet me te prekurit nga terneti/ Ja gjesti qe ben Liga...

Rumania solidarizohet me te prekurit nga terneti/ Ja gjesti qe ben Liga e Futbollit kete fundjave

16
SHPËRNDAJE

Kanë qenë të shumta vendet që janë solidarizuar me Shqipërinë, pas tërmetit të fuqishëm me 26 nëntor që la disa viktima dhe qindra të plagosur.Solidaritet të jashtëzakonshme ka treguar edhe bota e futbollit, ku shumë personalitete botërore, klube futbolli, i janë bashkuar nismës për të mbledhur fonde në ndihmë që të prekurve nga tërmeti.Rumani, jo vetëm që solli në kohë rekord ekipet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri, dërgoi tre herë ndihma, por edhe Liga Profesionist e Futbollit të këtij shteti i është bashkuar thirrjes së Ambasadës Shqiptare në këtë vend.Ambasada jonë në Rumani ka publikuar një video, ku njofton se të gjitha ndeshjet e kampionatit në Rumani gjatë fundjavës do të nisin me një banderolë ku shkruhet “Pray for Albania”.“Liga rumune e Futbollit Profesionist – LPF i është bashkuar thirrjes së Ambasadës për solidaritet me popullin Shqiptar në këto momente të vështira dhe te gjitha ndeshjet e kampionatit rumun te futbollit, të kësaj fundjave, fillojnë me një banderole të mbajtur nga lojtarët, ku afishohet Pray for Albania dhe e-albania.al/donate. Me emocion të vecantë ndoqëm fillimin e ndeshes FCSB dhe Gaz Metan në Stadiumin e Bukureshtit National Arena”, shkruan ambasada.

The post Rumania solidarizohet me te prekurit nga terneti/ Ja gjesti qe ben Liga e Futbollit kete fundjave appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.