Ballina Lajme nacionale Rrugët e Prishtinës bllokohen nga qytetarët që po presin ta takojnë Clintonin

Rrugët e Prishtinës bllokohen nga qytetarët që po presin ta takojnë Clintonin

30
SHPËRNDAJE

Rrugët kryesore të Prishtinës janë mbuluar me njerëz, të cilët po presin që të kenë rastin ta takojnë ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja, Madeleine Albright, shkruan Gazeta Express.

Kanë arritur paradite në Prishtinë, për të festuar bashkë me kosovarët 20-vjetorin e çlirimit dhe hyrjes së forcave tokësore të NATO’s në Kosovë.

Në mbrëmje Albright dhe Clinton kanë qëndruar në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku po mbahet një koncert i Filharmonisë së Kosovës, ndërsa qytetarët kanë gjatë gjithë kohës që t’i takojnë ata.

Ndryshe, nesër nga ora 11:00 deri në 12:30 ftohen qytetarët të dalin në sheshin e Prishtinës për të nderuar Bill Clinton dhe Madeleine Albright.

-----