Ballina Lajme Bota/Rajoni Rrugët bosh, njerëzit të izoluar/ Çfarë ndodh në qytetin ku “lindi” vdekja...

Rrugët bosh, njerëzit të izoluar/ Çfarë ndodh në qytetin ku “lindi” vdekja (FOTOT)

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet, miliona njerëz po jetojnë të izoluar në Wuhan, qytetin që u kthye në qendrën e shpërthimit të këtij virusi vdekjeprurës.

Por në këtë kohë izolimi banorët po i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, duke ofruar mbështetje dhe shpresë.

Wuhan, Jiayou! Është kjo thirrja që dëgjohet teksa del nga dritaret e çdo shtëpi, një shprehje që përdoret për të shprehur vendosmëri dhe këmbëngulje.

Sot numri i viktimave nga virusi ka shkuar në 107 dhe numri i të infektuarve është rritur me 1300 të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm në më shumë se 4000, Kina zyrtare pas pushimeve të Vitit të Ri Hënor ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve nga frika e infektimit në masë.

Pekini gjithashtu iu kërkoi bashkatdhetarëve të tij që të shtyjnë udhëtimet jashtë vendit.

Lajmi se virusi mund të transmetohet edhe nga njerëz të cilët, megjithëse tashmë e kanë infeksionin, nuk tregojnë simptoma, ka shtuar edhe më shumë frikën.

---- ----
----
-----
-----