Ballina AKTUALE Rruga “Bore Stankovic” do të bllokohet diten e Mërkurë për shkak të...

Rruga “Bore Stankovic” do të bllokohet diten e Mërkurë për shkak të punimeve (Komunikat)

177
SHPËRNDAJE
Foto: bujanovaccom
Foto: bujanovaccom

Në komunën e Bujanocit do të bllokohet rruga kryesore e cila lidhë qytetin andaj Komuna e Bujanocit ka publikuar një komunikat për opinion

Të nderuar qytetarë, njoftoheni që përshkak të vazhdimit të punimeve në rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit, do të bëhet ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit në trafik.

Njoftoheni se nga dita e Mërkurë, do të bllokohet në tërësi rruga “Bore Stankovica” – e cila shpie nga parku i qytetit, nëpërmjet fabrikës “Gumoplastika” e deri në afërsi të postës së qytetit.

Në ndërkohë do të shëndrrohet në rrugë dy kahje rruga “Radomira Putnika” e cila çon tek ndërtesa e KNSH-së, shkollës së muzikës e deri tek parku i qytetit.

Luten qytetarët që të kenë në konsideratë faktin që parkingjet të cilët ndodhen në atë pjesë të mos shfrytëzohen për parkim sepse e njejta do të qarkullojë në dy kahje.

Regjimi i përkohshëm do të zgjasë deri në përfundimin e projektit të rikonstruimit të rrugës kryesore.

Shërbimi i parking servisit dhe drejtoratit për investime dhe zhvillim gjatë ditës së neserme do të realizojnë aktivitetete në këto rrugë me qëllim të njoftimit sa më të madhë të qytetarëve për ndryshimet e parapara.

Luten qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim.

Ps. Në foto, rruga me ngjyrë të kuqe do të bllokohet në tërësi ndërsa me ngjyrë të gjelbërt do të shndrrohet në rrugë dykahëshe.

Drejtorati për investime dhe zhvillim pranë Komunës së Bujanocit.