Ballina Lajme nacionale Rrokulliset traktori, vdiq një person në Kamenicë

Rrokulliset traktori, vdiq një person në Kamenicë

11
SHPËRNDAJE

 

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në fshatin Ruboc të Kamenicës.

Rasti i cilësuar nga policia si “Vdekje e dyshimtë” është raportuar të premtën rreth orës 15:22.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke bartur dru në mal ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF Kamenicë, por sipas mjekut ai ishte sjellë pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori.

Me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

The post Rrokulliset traktori, vdiq një person në Kamenicë appeared first on RTV21.

-----