Ballina Lajme Bota/Rajoni Rrjeti 5G shkakton koronavirus? Teoria që ka pushtuar internetin, si ndikon rrezatimi...

Rrjeti 5G shkakton koronavirus? Teoria që ka pushtuar internetin, si ndikon rrezatimi elektro-magnetik

43
SHPËRNDAJE

Ekziston një lloj frike se Britania e Madhe mund të goditet më shumë nga koronavirusi për shkak të shtrirjes së rrjetit 5G. Ka gati 4.000 raste të konfirmuara me Covid 19 në Britani dhe Irlandën Veriore, dhe ndërsa koronavirusi po pushton mbarë globin, një teori e re e komploti është kthyer në “ muzikë për veshët” e disave.

Sipas kësaj teorie, simptomat e virusit – ethe të forta, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje – në të vërtetë  janë reagimi i organizmit të njeriut, që i përgjigjet ekspozimit ndaj 5G. Teoria është pritur me skepticizëm nga ekspertët, të cilët theksojnë se raste të koronavirusit janë identifikuar edhe në shumë zona pa rrjete 5G.

Por kritikët e 5G në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se virusi nisi në një treg në Wuhan dhe u përhap përmes transmetimit. Ata janë të shqetësuar se rrjeti ultra i shpejtë që vepron aktualisht në pothuajse 100 zona të Britanisë, mund të ndihmojë që ai të përhapet më shpejt. Aktivistja Louise Thomas nga Somerset, i tha Daily Star Online:

“Ne nuk mund të pohojmë se 5G e ka shkaktuar koronavirusin, por mund të jetë duke e rënduar atë.”

Tanja Rebel, një tjetër aktiviste dhe pedagoge e filozofisë në Kolegjin Isle of Wight, u shpreh se : “shumë studime tregojnë se Rrezatimi Elektro-Magnetik (EMR) ndikon mbi sistemin imunitar duke e dobësuar atë, e duke ndihmuar kështu viruset dhe bakteret të lulëzojnë”.

-----