Ballina Lajme nacionale Rritja e çmimit të sigurimit të veturave, kompanitë e sigurimit përfitojë milionat...

Rritja e çmimit të sigurimit të veturave, kompanitë e sigurimit përfitojë milionat nga xhepi i qytetarëve

9
SHPËRNDAJE

Rritja e çmimit të sigurimit të automtejeteve ka sjellë shumë pakënaqësi te qytetarët.

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur që nga muaji nëntor të këtij viti të rrisë tarifat për sigurimin e veturave për 26,6 % . Këtë rritje BQK e arsyeton me rritjen e inflacionit të kompanive të sigurimit e cila ka ardhur duke u rritur nëpër nëpër vite që sipas kompanive të sigurimeve ka ndodhur për shkak të rritjes së dëmeve në aksidente.

Por në disa tabela të siguruara nga Indeksonline arsyetimi për inflacion të kompanive të sigurime bie poshtë pasi që siç shihet në këto tabela kompanitë e sigurimeve po vazhdojnë të operojnë me fitime mesatare rreth 30 % që i bie se ato fitojnë dhjetra miliona euro në vit.

Por nëse krahasojmë tabelat me vitet e kaluara sidomos ato të pasluftës shohim që vitet e mëparshme kompanitë e sigurimeve kanë fituar shuma marramendëse në krahasim me dëmet që u kanë kompenzuar pronarëve të automjeteve të aksidentuara.

Nga ajo që shihet në bazë të tabelës është se kompanitë e sigurimeve fitimin më të madh e kanë nxjerr nga polisat kufitare duke fituar miliona euro nga sigurimet që kanë bërë kryesisht mërgimtarët tanë për automjetet e tyre. Por edhe përkundër këtyre fitimeve Banka Qëndrore ka vendosur të ja miratojë kompanive kërkesën për rritjen e sigurimeve të automjeteve në shifrën prej 26.6% edhe pse këto kompani kishin kërkuar që të ketë rritje 35%.

E, marrë si tërësi që nga paslufta pra për 18 vite me radhë kompanitë e sigurimeve të automjeteve kanë inkasuar rreth 900 milion euro nga qytetarët e Kosovës ndërsa shuma e dëmeve të kompenzuar për aksidente është rreth 308 milion euro pra rreth 579 milion euro kanë pasur të hyra. Nga kjo shifër si shpenzime administrative janë 270 milion euro ndërsa fitimet për kompanitë e sigurimeve janë 309 milion euro që nga paslufta. Megjithë këto fitime nga kompanitë e sigurimeve Banka Qendrore e Kosovës e cila udhëhiqe nga guvernatori Fehmi Mehmeti, ka lejuar që të rriten edhe për 26.6% tarifat e sigurimeve për automjete duke ua fryrë edhe më shumë kontot e këtyre kompanive me para të nxjerra nga xhepi i varfër i qytetarëve të Kosovës.

Mirëpo kjo gjë nuk është mirëpritur në opinionin publik madje për këtë çështje të premten do të mbahet një protestë nga qytetarët përpara BQK-së për t’i kundërshtuar këto tarifa.

Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka reaguar përmes një komunikate ku e ka cilësuar këtë si një plaçkë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës.

“KMDLNJ, e bën përgjegjës kryesor Bankën Qendrore të Kosovës, për marrjen e vendimit që t’i rishikon tarifat për sigurimin e veturave. Që nga përfundimi i luftës, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë caktuar tarifat e sigurimeve duke pasur parasysh interesin dhe përfitimet e atyre që kanë drejtuar kompanitë, e të cilët kanë qenë instrument ekzekutiv i politikanëve të kriminalizuar të cilët kanë menaxhuar këtë strukturë përmes familjarëve të tyre apo ndikimit politik. Për vite të tëra, vazhdon edhe tani, që bashkatdhetarët nga diaspora janë detyruar të paguajnë “haraçin” gjatë hyrjeve në Kosovë me arsyetimin se, meqë Kosova nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër, janë të detyruar të zbatojnë këtë pagesë krejtësisht diskriminuese e që nuk bëhet në vendet e tjera” thekson KMDLNJ.