Ballina Lajme Bota/Rajoni Rritet tensioni/ Pas akuzave, Shteti amerikan padit Kinën për shpërthimin e Covid-19

Rritet tensioni/ Pas akuzave, Shteti amerikan padit Kinën për shpërthimin e Covid-19

25
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kinës dhe Partia e saj Komuniste është paditur nga shteti amerikan i Misurit, për mashtrim të qëllimshëm, i cili çoi në pandeminë e Covid-19.

BBC raporton se në padi, prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt, pretendon se Kina bëri pak për të ndaluar përhapjen e virusit.

Schmitt pretendon se banorët e Misurit kanë pësuar ndoshta dhjetëra miliarda dollarë dëme ekonomike.

Por ekspertët juridikë kane dyshime lidhur me kete hap, apo se ku do te coje ai.

“Qeveria e Kinës e gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi, dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj”, tha prokurori i përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt, duke shtuar me tej se “Kina duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj”.

Padia kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura, vuajtjet e njerëzve dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtetin e Misurit.

Padia civile, e ngritur të martën, është kundër qeverisë kineze, Partisë Komuniste Kineze dhe zyrtarëve dhe institucioneve të tjera kineze.

Nga ana tjeter, Kina e mohon fuqishëm mosmenaxhimin e krizës.

Rastet e para me koronavirus atje janë shfaqur në fund të vitit të kaluar dhe më pas janë përhapur në gjithë botën.

Mbi 2.5 milionë njerëz janë prekur nga koronavirusi dhe mbi 177,000 kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve, mbi 825,000, dhe të viktimave, mbi 45,000.

-----